.png)
Një gjykatë ruse la në fuqi shkarkimin e 115 ushtarëve të Gardës Kombëtare, të cilët kishin apeluar kundër shkarkimit të tyre pasi refuzuan të merrnin pjesë në operacionin special ushtarak të Moskës në Ukrainë. Rasti është konfirmimi i parë zyrtar i rasteve në të cilat ushtarët kundërshtojnë t'i bashkohen fushatës ushtarake ruse, të nisur më 24 shkurt kundër vendit fqinj.
Gjykata ushtarake në Republikën ruse të Kabardino-Balkaria tha se kishte analizuar dokumentet e nevojshme dhe kishte marrë në pyetje anëtarët e Gardës Kombëtare, një forcë e brendshme e sigurisë e ndarë nga ushtria ruse dhe që i raportonte drejtpërdrejt Presidentit.
Gjyqtarët arritën në përfundimin se të pandehurit "refuzuan arbitrarisht të kryejnë një post zyrtar" dhe hodhën poshtë ankesën e tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda








