Nuk duhet të tallemi me Italinë!

Nuk duhet të tallemi me Italinë!

Foto ilustruese

Në fakt, do të konsideroheshim një vend me fat që jemi fqinjë me Italinë e madhe.  Dikush mund të thotë se ekzagjeroj, kur them Italinë e madhe! E përsëri po me Italinë e madhe! Italia është themeluese e BE. Italia është një vendet që ka kontributin më të rëndësishëm në modernizimin dhe evolucionin e institucioneve të BE! Italia është një ndër vendet me kontributin më të madh dhe më të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në Europë, Mesdhe dhe po ashtu edhe në Ballkan! Italia është ekselencë botërore në industrinë e makinave. Italia është një ndër ekselencat më të rëndësishëm në "hight technology". Italia është një ndër ekselencat botërore për ndërtimin e veprave të inxhinierisë civile, detare, ushtarake. Italia është një ndër ekselencat botërore në fushën e kërkimit dhe inovacionit si në fushën shëndetësore, ushtarake ashtu edhe civile. Italia është një ndër ekselencat botërore në fushën energjetike, sidomos në burimet e energjisë së rinovuar. Italia është një ndër ekselencat botërore për artin, turizmin dhe në sistemin e hotelerisë. Italia është një ndër ekselencat botërore për prodhimin e dronëve si në fushën civile ashtu dhe në ushtarake.

Ndoqa me vëmendje vizitën Ministrit të Jashtëm italian dhe mu duk një vizitë krejt e ftohtë, sikur të ishte ministri i një vendi të humbur dhe jo ministri i Italisë që na kanë mbrojtur e mbështetur vazhdimisht e pa rezerva në proceset tona të integrimit apo edhe në procese të rëndësishme të rajonit.

Në vitet e fundit janë shtuar vizitat e autoriteteve italiane me Shqipërinë, që ngjajnë më shumë si eksplorime turistike e kulturore se sa si vizita shtetërore. Italia na ka qëndruar pranë, pa kushte e rezerva në momentet tona më të vështira, por autoritetet shqiptare shtetërore nuk e kanë vlerësuar kontributin e Italisë në nivelin e merituar. Italianët ishin të parët që erdhën më të ndodhur tërmeti, por eksperienca italiane e ndërtimeve nuk u bë pjesë e projekteve të rindërtimit. Shqipëria është një ndër prodhuesit kryesore të naftës, një sektor që tashmë ndodhet në krizë dhe nuk është bërë e mundur ftesa dhe prania e Eni-t si një ndër kompanitë më serioze dhe më moderne në Mesdhe dhe në Afrikën e Veriut.

Ka tetë vite që Qeveria shqiptare e shpall Italinë një parter strategjikë, por realisht italianët nuk janë pjesë e asnjë projekti të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Turqit kanë projektet e rrugëve, minierat, hidrocentralet dhe serbët po pushtojnë të gjithë industrinë ushqimore shqiptare.

Italia mund të jetë pjesë e ndërtimit e modernizimit të porteve, aeroporteve, autostradave moderne, urave e po ashtu edhe në sistemin shëndetësor.

Në fakt në 20 vitet e fundit të vetmen vepër të madhe që kanë pasur mundësi të ndërtojnë italianët ka qenë ura mbi Drin.

Italia është përjashtuar nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit e modernizimit të vendit.

Italianët nuk vijnë në Shqipëri, sepse duhet të paguajnë "gjobat" e pushtetarëve për të marrë pjesë apo për të fituar në tenderà. Lobi italian për fat të keq është lobi me pak i rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Madje mund të themi se ekziston një klimë e pastër kundër investimeve italiane në Shqipëri.

Shqipëria duhet të konsiderohej me fat që ka një fqinj si Italia, por në fakt, pushteti në Shqipëri e ka përdorur Italinë sa herë ka dashur për imazh ose për ndihmë në procese e integrimit Europian, por duke u sjellë me mos mirënjohje. Duhet të mbaroj fasada e shëmtuar kundrejt Italisë, ne kemi nevojë për ekselencën italiane në ekonominë tonë kombëtare.

Italia është vendi më i rëndësishëm në shkëmbimet tregtare me Shqipëri dhe kjo falë lidhjes së veçantë që kanë populli shqiptar e italian e sidomos për faktin e 600 mijë emigrantëve në Itali që më nismat e tyre kanë sjellë eksperienca të suksesshme italiane, por edhe investime të konsiderueshme në sektorët ekonomik. Emigrantët shqiptarë në Itali, shumë herë janë bërë një motiv dhe një arsye për të ardhur investitorë italianë për të investuar në Shqipëri. Megjithatë, institucionet shqiptare kanë bërë pak ose shumë pakt për të krijuar një atmosferë pozitive për investimet italiane e sidomos në nivelet makroekonomike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dref: 21/11/2020 13:50

    mos u tallni me taljen o amani :)

    Përgjigju
  • Tini: 21/11/2020 12:39

    Ka shume te drejte Duri kur thote nje gje te tille. Per fat te keq politika shqiptare e ketyre 7 viteve e ka kthyer timonin totalisht nga anadolli sepse kuptohet me turqit shkembehen lehtshem thaset e lekeve, kuptohen mire njeri tjetrin, kuptohet ne mes edhe feja. Keta palaco duan te martohen me Europen por jane dashnorja e Erdoganit dhe turko-arabise. Turp t'ju vije, do vije nje dite qe duhet te paguajne per kete tradhti kombetare, keta Haxhi Qamile te koheve moderne.

    Përgjigju
  • Duri: 21/11/2020 10:57

    Ekziston nje lufte e forte nenujore midis Italise Turqise per ndikim ne Shqiperi dhe Turqia ka fituar. Gezon dhe mbeshtetjen e komunitetit myslyman. Sherbimet sekrete turke veprojne fuqishem me vend. Prandaj edhe Rama vdes per Erdoganin.

    Përgjigju
    • guri: 21/11/2020 17:13

      Po ristrukturimin e hekurudhes tirane Durres nuk e mori Italia,por prap me shume duhet te lidhemi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare