‘Nuk e di ku i bie Ruanda’, emigranti shqiptar në Britani: Doja të fitoja të ardhura për mamanë! Jam i terrorizuar nga ajo që më pret

‘Nuk e di ku i bie Ruanda’, emigranti shqiptar në Britani: Doja të fitoja të ardhura për mamanë! Jam i terrorizuar nga ajo që më pret

28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar shqiptar, i cili u detyrua të largohej nga vendi i tij drejt Britanisë për një jetë më të mirë, tregon për gazetën britanike “Daily Mail”, tmerrin dhe frikën nga e panjohura që e pret pasi zbuloi se është në listën e deportimeve drejt Ruandës.

Ndërsa thotë se nuk e di ku i bie Ruanda, shqiptari shprehet se ka punuar në ndërtim në Britani. “E di se emri im është në listën që do të fluturojë drejt Ruandës. Shqetësohem gjithë kohën se do më detyrojnë të shkoj dhe të jetoj atje”.

Shqiptari, me emrin Meti, thotë se i shpëtoi për pak fluturimit për në Ruandë në qershor të këtij viti. Ai ishte vetëm disa hapa larg avionit, kur fluturimi u anulua në minutën e fundit.

“Dera ishte e hapur, duart i kisha të lidhura dhe po më mbanin dy roje sigurie. Më pas një zyrtar i emigracionit u shfaq dhe tha ‘nuk ka fluturime për sot’,” tregon shqiptari.

Të mërkurën, Gjykata Supreme britanike pritet të marrë vendimin final për çështjen e deportimeve drejt Ruandës.

“Jam i terrorizuar nga ajo që më pret. Avokatët më kanë thënë se nëse avioni niset, unë duhet të jem brenda. Më duket sikur po më trajtojnë si kavie,” thotë Meti.

Në mënyrë të pazakontë, Meti nuk ka kërkuar asgjë nga shteti britanik, edhe pse zyrtarisht është azilkërkues dhe mund të marrë strehim falas dhe një kompensim.

“Më mirë ta mbaj kokën ulur. Dua të fitoj para për t’i dërguar përsëri te mamaja ime e vet në Shqipëri. Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona. Nuk jam detyruar të vij këtu. E zgjodha sepse doja një jetë më të mirë. Nuk u trafikova dhe nuk e kam dëgjuar kurrë atë term derisa më pyetën këtu nëse kisha ardhur kundër vullnetit tim. E dija se mund të fitoja deri dhjetë herë më shumë në Angli. Vendosa të largohem sepse shokët e mi kishin ikur tashmë në Europë ose në Britani. Nuk kishte mbetur pothuajse asnjë djalë i ri,” thotë ai, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do përfundonte në Afrikë”, u shpreh Meti.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Do kolonizoni: 15/11/2023 04:35

    Ruandën

    Përgjigju
  • raku: 14/11/2023 22:06

    nuk ka me azil ne europe qe pas vitit 2015, 0 shanse.

    Përgjigju
    • Meta: 15/11/2023 07:11

      Ka pune dhe ne shqiperi ndertimi paguhet por nuk zbatohet kodi i punes .Ligji e thot qarte po nuk kan frike bosat e ndertimit.Te shfrytezojne ne maksimum

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?