Leondard Ademaj
Pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka folur për gazetarët vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj, i cili u shpreh se motra e tij u vra në mënyrën më mizore dhe makabre.
“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës.
Ai po ashtu shtoi se në ditën tragjike i kërkuar motrës që të rrinte në shtëpinë e tyre, por ajo vendosi të shkonte me bashkëshortin.
“Pasi ka mbërritur në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka kallxu që kanë mbërri por që po shkojnë me hangër darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të alivanosur. Nuk doja me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, tha vëllai i të ndjerës.
Leonard Ademaj shprehet se aktualisht fëmijët janë nën kujdesin e dy gjyshërve, prindërit e Naim Murselit, dhe se ata s’kanë insistuar që t’i marrin meqë gjendja emocionale e familjarave është e rëndë.
“Me fëmijët kemi pasur kontakt. Shoqata sociale ka ardhur dhe ka qenë edhe te ata, që fëmijët janë mirë dhe mos keni merak për ta. Ata nuk kanë telefona që ne me komuniku me ta sepse janë të vegjël. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi i tyre (prindërit e Naimit). Kanë ardhur e na kanë pyet. Te ne është gjendja shumë katastrofale dhe fëmijët s’e kanë kuptu hala që nëna ka vdekur dhe me ardhë tek ne e kanë më të lehtë me e kuptu se çfarë është duke ndodhur. I kemi lënë tek ata sepse janë edhe fëmijët e vëllait të Naimit dhe po e kalojnë kohën me ta pa e kuptuar”, tha vëllai i të ndjerës.
Ai shtoi se në momentin kur ka arritur në QKUK, policia i kanë thënë që duhet të shkojë në stacionin policor në Dragodan, dhe pas mbërritjes sëtij ka parë aty Naimin duke u marrë në pyetje së bashku me fëmijët.
“Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët. Leonardi theksoi se “nuk mundem me imagjinua në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”, tha vëllai i të ndjerës.
Leonardi po ashtu tha se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.
“Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit. Nuk kam pasur informacion që nuk bënë me qenë në seancë sot, e kemi bërë kërkesën për zhvarrosje. Rivarrimi me ndodh sa më shpejtë është më lehtë për neve si familjarë dhe me na u lehtësua dhimbja. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga Prokuroria. Uroj që Liridona të jetë rasti i fundi që ka vdek dhe të mos vritet më asnjë grua”, tha vëllai i të ndjerës.
Ai bëri të ditur se nuk i është lejuar hyrja sot në seancën dëgjimore.
Lajmi kryesor: