Mesa duket skenari i Sali Berishës për të protestuar para Kuvendit pas Kryeministrisë nuk ka qenë i parashikuar nga Policia e Shtetit, e cila kishte marrë masa të shtuara për sigurinë e godinës qeveritare, por nuk kishte vendosur forca në godinën e legjislativit.
Të papërgatitur, efektivë të shumtë të strukturave të policisë u panë të vrapojnë drejt Kuvendit para një grumbullimi masiv të protestuesve, për të penguar vandalizimin e këtij institucioni nga militantët e Berishës.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- PD në protestë, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, militantët përplasje me efektivët te Kuvendi! Hidhet gaz lotsjellës, 11 policë të lënduar! PAMJE me dron











