Nuk e pranoi mandatin në 2019, demokrati: Basha dhe Bardhi të japin shpjegime, pse futën në lista kandidatë që qëndruan në Kuvend kur ne bojkotuam

Indrit Hoxha në Kuvend

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha i kërkon Lulzim Bashës dhe sekretarit të partisë Gazment Bardhi që të japin shpjegime se pse futën në listat për deputetë të 25 prillit, 3 emra që qëndruan në Kuvend në 2019 kur gjithë opozita e bojkotoi.

“Pse u shit kauza e demokrateve? Cilat ishin aferat korruptive qe 3 deputet u futen e listen e PD?”, shkruan Hoxha, në një kohë kur vetë shkoi në Kuvend në vitin 2019 dhe deklaroi në mes të sallës se nuk e pranonte mandatin.

‘Une nuk e di pse u be dhe cilat ishin arsyet, por Kryetari PD dhe sekretari Pergjithshem duhet ti japin nje shpjegim te gjithe demokrateve qe pse futen ne listen e 2021, 3 kandidat qe moren mandatet kur e gjithe opozita e bojkotoi ate parlament krimi, Pse u shit kauza e demokrateve? Cilat ishin aferat korruptive qe 3 deputet u futen e listen e PD?’- shkruan Hoxha.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A bënë zgjedhjen e duhur demokratët duke konfirmuar Lulzim Bashën në krye të PD-së?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ish bunkeri komunist atraksioni turistik në Tiranë, muzeu Bunk'Art 2 'pushtohet' nga turistët e huaj (FOTO)