ELBASAN - Një ngjarje tronditëse dhe prekëse ka ndodhur sot në një fshat të Elbasanit ku i riu 18- vjeçar, Bajram Ahmati është vetvarur duke i dhënë fund jetës së tij.
Ai u gjet në pragun e shtëpisë nga gjyshja e cila ka rrëfyer se dy netë më parë e kishte parë edhe në ëndërr. Sipas familjarëve ai ka qenë një tip i mbyllur dhe haste probleme edhe në familje e shoqëri, pasi nuk përshtatej kollaj.
18-vjeçari merrte medikamente antidepresive, si pasojë e problemeve, që familja ka konstatuar për korrespondentin e Elbasanit Andi Qosja.
Para aktit ai kishte thënë familjarëve se “Nuk jetohet më në këtë jetë”. Megjithatë policia është duke hetuar edhe shkaqe të tjera të cilat mund ta kenë çuar studentit drejt vdekjes.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com