Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!

Kreu i PL, Ilir Meta

Në një mbledhje të këshillit kombëtar të PL ku më shumë njerëz kishte në tribunë sesa në plate, Ilir Meta shpalli vijën e re politike.

Asgjë nuk ka mbetur nga ajo që dikur quhej LSI dhe kishte në radhët e saj profesorë dhe personalitete politike, ashtu sikurse asgjë nuk ka mbetur nga Ilir Meta i dikurshëm. Profesorët e dikurshëm janë zëvendësuar me figura groteske e deri qesharake të cilat Meta do t’i përdorë si gjyle njerëzore në sulmet ndaj institucioneve, ndaj edhe kërkoi klonimin e Ted Blushit në 25 kopje.

Metën e dikurshëm ta kujtojnë vetëm pasazhet nga llafosjet e tij, kur tregon sesi ka shkarkuar apo ngarkuar njerëz kur ishte kryeministër, pasi ky i sotmi është një karikaturë e një aktori humori me inteligjencën e Fred Belerit. Ose mbase ky ka qenë gjithmonë por ka ndryshuar Shqipëria.

Asgjë nuk ka mbetur nga LSI-ja e dikurshme e cila ka pasur një tis ideologjik dhe një qasje të majtë. PL sot është thjesht një grupim që si ideologji ka Ilir Metën. Pakkush ka pasur dyshime se ajo parti ka qenë një projekt politik, përveçse një organizatë ku konkurrenca do të ishte mes Metës dhe Kryemadhit. Të tjerët do ishin në funksion të tyre, figurantë që delegoheshin në poste shtetërore kur kjo parti ishte në pushtet në funksion të projektit ekonomik të mbajtjes së partisë dhe të çiftit udhëheqës në lojë.

Ka një javë që media merret me çështjen nëse ndarja e Kryemadhit me Metën është reale apo vetëm politike. Në fakt e gjitha ka interes publik zero. Ajo që i intereson njerëzve është a do përgjigjet kush për gjendjen, ku milionat e eurove për politikanët shqiptarë janë gogla në një vend ku pensionisti duhet të zgjedhë mes ilaçeve dhe pagesës së faturës së korentit; a do përgjigjet njeri për vilën me 11 hale në Lalëz, për vilat te Kodra e Diellit; fuoristradat 100 mijë euroshe; mbajtjen e një organizate që quhet parti dhe kërkon minimalisht 200 mijë euro në muaj, apo shkollimet në Angli të fëmijëve të dy personave që në 33 vjet nuk iu ka thënë njeri “puna e mbarë”.

Sa për historitë sentimentale me “Dinasty” i shohin më mirë në telenovela sesa në talk show-et banale të televizioneve shqiptare. Sikurse askush nuk ka interes kur ish-presidenti i tyre kacaviret majë hekurave dhe reciton me gjestikulacione të një fëmije 5-vjeçar, pasi njerëzve nuk iu intereson aspak budallai që i zbavit por fati i shejtanit që i ka tallur dhe rrjepur me bllok në dorë për 33 vjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kot: 20/04/2024 21:28

    Ose mbase ky ka qenë gjithmonë por ka ndryshuar Shqipëria - epike kjo - ka ndryshuar Shqiperia sigurisht!

    Përgjigju
  • Ali: 20/04/2024 20:37

    Mendoj, Dritan, qe Meta perfundimisht eshte nje budalla! Pse? 1. Kur rasti dhe koha e solli qe Nano ta promovonte si Kryeminister dhe jepte kreun e PS, ai i bente karshilli Nanos. Duke i hequr te vetet. Me keq, kur u be shok per koke me Ramen, qe edhe ai nuk i gjegjej Nanos. 2. Ne vend te ulte koken dhe rrinte ne PS, ben keshillen e Rames iku e krijoi LSI. Me idene e rikthimit dhe kapjes se kreut te PS. Vazhdimin e dime dhe Rama qe e mbante si cerr nga pas i futi gishtin. 3. Ndersa videon e Priftit e organizoi Rama permes Tome Doshit, qe rekrutuan Priftin e ndihmuar me kredine 7 mil euro qe mavria kishte, Meta iu leshua ne fillim Bahri Shaqirit (qe me pas e mori ne parti) e pastaj Berishes! 4. Beri koalicion me Ramen dhe e solli ne pushtet. I mori koka ere e u be president duke lene LSIne per shitje skrapi. Gjithe deputetet megahajdut qe kishte si baze:Koken, Nacon apo Rehovicen, u shiten me cmim shumice tek Rama. Kusuri, ose te mbeturit e Monikes lane nam me Bashen. 5. Ne vend te dilte ne pension sic i sugjeroi Rama del e gerthet per PL (Parti Leshi). Dhe te vuaje kusurin e idiotesise se vet. A ka me budall apo jo?! Ps. Ata qe e shajne domosdo jane te rampallizmit. Nese Meta eshte nje cope m... Rama eshte 10 fish i tij.

    Përgjigju
  • poli: 20/04/2024 17:15

    ky plehre,,ky ndyresire,, te arrestohet sa me pare o dritan e ti sekuestrohet cdo gje....mjaft na lodhet,,, populli do rezultate jo fjale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para