'Nuk është për jetë a vdekje', trajnerët ulin tensionet para Milan-Juventus! Mungojnë Ibra dhe Morata (VIDEO)

E mërkura rezervon një sfidë emblematike në Seria A siç është Milan-Juventus. Për herë të parë pas shumë vitesh kjo përballje rezervon emocione të forta dhe interes të jashtëzakonshëm përsa i përket rezultatit, si rrjedhojë e faktit që Milan mban vendin e parë në kampionat, me 10 pikë më shumë se Juventus.

Mungesa e madhe e kësaj ndeshje është Ibrahimovic, i cili pavarësisht se është stërvitur me ekipin nuk do të jetë i gatshëm. Në prag të takimit trajneri i Milanit Stefano Pioli është shprehur: ‘Sigurisht që nuk është një 90 minutësh i zakonshëm, por nuk e konsideroj ndeshje jetë a vdekje. Kampionati është i gjatë, pasi ka edhe 23 ndeshje’.

Ndërkohë te Juventusi të sigurta janë mungesat e Morata-s për shkak kortonash dhe e Alez Sandro-s pozitiv me koronavirus. Për rrjedhojë nga minuta e parë pritet ta nisin në sulm dyshja Ronaldo-Dybala, ndërsa në prag të takimit trajneri Andrea Pirlo ka deklaruar:

‘Sigurisht është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Kjo ndeshje ka qenë gjithmonë e veçantë si lojtar, ndërsa e njëjtë besoj se do të jetë edhe si trajneri.’

Po të mërkurën për llogari të javës së 16 të Seria A Interi i vendit të dytë luan në transfertë kundër Genoa-s.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë