Nuk është qënie njerëzore, njihuni me mikpritësin virtual që moderon lajmet në Kinë (Video)
Kina pretendon të ketë krijuar për herë të parë imazhin e një folësi jonjerëzor të lajmeve në botë ku këtë herë ka prezantuar para publikut mikpritësin e ri virtual, në agjensinë e lajmeve kineze Xinhua, i cili nuk është një njeri, por thjesht imazhi i vërtëtë i një drejtuesi që moderon edicionin e lajmeve.
Prezantuesi 'jonjeri' i lajmeve në Kinë
Redaksia 10 Nëntor 2018, 22:23 | Përditesimi: 10 Nëntor 2018, 22:48
Agjencia shtetërore e lajmeve kineze "Xinhua" prezantoi këtë javë anëtarin më të ri të redaksisë së saj, i cili mund të moderojë lajmet duke folur “pa u lodhur", gjatë gjithë ditës, në çdo vend dhe kohë.
Kina pretendon të ketë krijuar për herë të parë imazhin e një folësi jonjerëzor të lajmeve në botë ku këtë herë ka prezantuar para publikut mikpritësin e ri virtual, në agjensinë e lajmeve kineze Xinhua, i cili nuk është një njeri, por thjesht imazhi i vërtëtë i një drejtuesi që moderon edicionin e lajmeve.
Gazetarëve u mjafton të shkruajnë tekstin në anglisht, dhe kompjuteri përdor zërin e folësit origjinal dhe pamjen e tij për të riprodhuar lëvizjen e buzëve, me saktësi të frikshme, dhe leximin e tekstit e bën me zë pothuajse të padallueshëm nga origjinali.
"Kjo është dita ime e parë në agjencinë e lajmeve Xinhua," tha spikeri gjatë transmetimit inaugurues, së medias.
Ai mëson nga videot e transmetimit të drejtpërdrejtë vetë dhe mund të lexojë tekstet, natyrisht si një moderues professional i lajmeve.
Folësi është realizuar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, dhe u paraqit në një panair të zhvillimeve të shpikjeve të reja teknologjike në lidhje me internetin, të mbajtur në Kinë.