Teksa e gjithë bota po pret zhvillimet nga lufta në Ukrainë pasi rritet frika për sulm bërthamor nga Rusia, Joe Biden e ka cilësuar Pakistanin si një nga vendet më të rrezikshme në botë. Marrëdhëniet e Uashingtonit me Pakistanin janë të tensionuara që nga viti i kaluar, kur SHBA i dha fund një lufte në Afganistan.
“Unë mendoj se është ndoshta një nga kombet më të rrezikshme në botë: Pakistani sepse ka armë bërthamore pa asnjë lloj kohezioni”, tha Biden duke nënkuptuar se mund t’i përdorin në çdo moment pasi mungon stabiliteti.
![]()
Pas kësaj deklarate të Joe Biden, Pakistan kërkoi një shpjegim nga ambasadori amerikan, Donald Blome, në zyrën e jashtme në Islamabad.
"Unë e kam diskutuar atë me kryeministrin dhe ne kemi thirrur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara. Jam i befasuar nga komentet e Biden", tha ministri i jashtëm i Pakistanit, Bilaëal Bhutto Zardari.
Nga ana tjetër, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka hedhur poshtë komentet e bëra nga Presidenti i SHBA-ve të cilat i cilësoi si mashtrime dhe të pa sakta.

