Nuk formohet trupa gjyqësore
shtyhet vendimi për ish Hotel Vollga

Mos formimi i trupës gjyqësore në Gjykatën e Lartë ka shtyrë këtë të mërkurë vendimin e kësaj gjykate për padinë e ngritur nga Zamir Hasa në lidhje me pronësinë e ish hotel Vollgës në Durrës.
 
Kjo konfirmohet nga zyra e shtypit pranë gjykatës së lartë për Report Tv aty ku pritej që në ora 9:10 të kësaj të mërkure nën kryesimin e relatorit të kësaj çështje Xhezahir Zaganjorit të jepej një vendim.
 
gjykata

(Këndi i njoftimeve të seancave gjyqësore në Gjykatën e Lartë. Seanca për Vollgën e përcaktuar në orën 09:10)

Kjo çështje e cila ka përfshirë dhe Prokurorinë në hetime për tjetërsimin e pronësisë nga Hasa, tek kompania Arabe e më pas në 2014 tek Emiliano Shullazi ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pas vendimit të administratives në Durrës që ka rrëzuar pretendimet e Hasës.
 
Zamir Hasa ka bërë kallëzim dhe në Prokurori për pronësinë e Vollgës ku ai pretendon se i është marrë me anë të falsifikimeve dhe për këtë rast po hetohen dhe tre gjyqtarët të gjykatës së Durrësit konkretisht Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi dhe Ndue Gjura.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave