Nuk gjen qetësi toka në Turqi, vendi tronditet nga tërmete të fuqishme dy javë pas lëkundjeve shkatërrimtare, 8 të vdekur, mbi 600 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Turqinë jugore mbrëmjen e së hënës, duke vrarë të paktën 8 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas zyrtarëve turq dhe sirianë, dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz në të dy vendet.

Tërmeti goditi provincën jugore Hatay të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, tha të hënën Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun Defne të provincës, tha të hënën Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, duke shtuar se që nga ajo kohë ka pasur 26 pasgoditje.

Sipas mediave të huaja, 3 persona kanë vdekur në Turqi dhe 5 të tjerë në Siri. Në qytetin Antakya në provincën jugore Hatay të vendit, tre burra u bllokuan kur një ndërtesë që i kishte mbijetuar tërmetit fillestar dy javë më parë u shemb, sipas të afërmit të tyre, Yahya Hallak.

Dy javë nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:24
Peleshi për Forcat e Armatosura të përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi: Puna e tyre e lavdërueshme, na bën të ndihemi krenarë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur mirënjohje për ekipin e kërkim shpëtimit që u kthye nga Turqia ku ndihmoi në operacionet për nxjerrjen nga rrënojat të personave të mbijetuar. Në një postim të bërë në facebook, ku e shoqëron edhe me një video, ku flasin anëtarë të ekipeve të shpëtimit. 

"Më shumë se mirënjohje për efektivët e guximshëm të Forcave të Armatosura që u përfshinë pa u lodhur në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi.  Përpjekjet dhe puna juaj e lavdërueshme, na e ngrenë kokën lart dhe na bëjnë të ndjehemi krenarë që ishim ndihmë në ditë të vështira për ata që patën nevojë"-shkruan Peleshi.


 

Ora 10:48
VIDEO/ Momenti kur deputeti turk largohet me vrap prej lëkundjeve të tërmetit

Deputeti turk, Lütfi Kaşıkçı, i cili ishte në Hatay duke dhënë një prononcim për mediat për situatën aktuale kur nisën lëkundjet e forta të tërmetit 6.4 ballë.

Ai u pa duke u larguar me vrap pasi ishte shumë pranë godinave të mëdha. Ky moment u filmua nga kamerat e sigurisë që tregonin deputetin që largohej me shpejtësi.

Ora 10:17
FOTOLAJM/ Rrafshohet pallati nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, shkallët nuk lëvizin      

1676971089_229923.jpg

Shumë ndërtesa të dëmtuara nga 2 tërmetet në Turqi u shkatërruan nga lëkundja e mbrëmshme 6.4 ballë. Nga godina e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Mustafa Kemal, gjithcka është rrafshuar përvec shkallëve të emergjencës.

Aty duket qartë se vetëm shkallët që përdoren në raste emergjence mbeti në këmbë ndërsa godina u rrëzua e gjitha.

Ora 09:10
Gjeoshkencëtari turk bën paralajmërimin e frikshëm: Hataji e çliroi energjinë! Rradhën e ka Stambolli, duhet të përgatitemi

Gjeoshkencëtari turk, Naci Görür ka bërë një paralajmërim sa i përket tërmeteve të ardhshme që mund të godasin Turqinë. Pas tërmeteve të forta që tronditën zonën e Hataj, mbrëmjen e djeshme, gjeoshkencëtari tha se tashmë kjo zonë e ka çliruar të gjithë energjinë e mbledhur dhe se rradhën e ka Stambolli, qyteti me më shumë banorë në vend. 

“Hatay e ka zbrazur energjinë, koha po afrohet për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, tha ai për mediat turke.

“Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, shtoi Gorur.
 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente