Një 51-vjeçar është vënë në pranga pasi  është kapur në flagrancë nga policia duke ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baz të Matit, ndërkohë që dhunuesi i  është dënuar edhe  më parë për dhunë në familje ndaj bashkëshortes.
 
E dhunuara L.H, 75 vjeçe,  është dërguar në spital ku ka marë edhe ndihmën mjekësore dhe më pas  është kthyer në banesën e saj.
 
Arsyeja pse i biri ushtronte dhunë ndaj nënës së tij  është sepse 51-vjeçari kërkonte lekët e pensionit për ti prishur duke konsumuar alkool.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Dhunë në familje".

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com