Nuk ia fali babait, që la nënën për të dashurën, arratiset i mituri nga Saranda! Misteri i letres që i dërgon nënës vite pas
Nuk ia fali kurrë babait që la nënën për të dashurën, Gentian Muca humb gjurmët në moshën 13-vjecare. Pas divorcit të prindërve u rrit nga tezja e tij në qytetin e Durrësit.
Redaksia10 Shkurt 2021, 18:41 | Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 18:59
Nexhmie Demce kërkon nipin e saj në studion e misionit ’Pa Gjurmë’, në Report Tv. Me besimin se Gentiani është gjallë, tezja e tij zbulon përmbajtjen e letrës, që nipi dërgoi nga Janina.
Pas disa muajve nënës i dërgon një letër. Aty shkruante se ishte mirë dhe se ndodhej në Janinë. Kam bërë rrugën me një ushtar dhe kam mbërritur shëndoshë e mirë, shkruante’. Letra mbërriti me postë tek motra ime. Djalin e kam marr 9 muajsh. Mua më thërriste mami. Një herë më humbi kur ishte 3 vjec dhe e gjetëm. Ai kishte shumë urrejtje për të atin. Erdhi një moshë që ai e kuptoi, takoi të atin në Vlorë, por nuk pranoi të kishte më kontakte me të, për shkak se ishte martuar me një grua tjetër
Ishte viti i ndryshimeve të mëdha për shqiptarët, kur me dëshirën për të emigruar, Gentiani i kërkoi tezes ta shoqëronte atë mbrëmje drejt Greqisë. Ishte fund dhjetori i vitit 1991 kur u nis nga Vunoi, drejt Sarandës për dërguar një porosi që nëna i dha për një të afërm. Ai la porosinë por nuk u kthye më. Gentiani nuk kishte dashur të jetonte as tek nëna, e cila kishte krijuar familje tjetër. Marrëdhëniet jo të mira me njerkun kishin injektuar tek Gentiani fëmijë, rebelizmin. Por edhe mëritë e vjetra me babain biologjik, e mbajtën larg. Kur i ati shkoi zbuloi gjurmët e të birit në Kretë, ai ishte zhdukur sërish.
Ata i thanë se ishte një djalë me emrin Kristo, që ishte parë në një diskotekë në Kretë dhe se bëhej fjalë për Gentjanin. Madje këtë gjë ia konfirmoi dhe pronari, i cili i tha babait se e kishte klient të rregullt. Kur shokët i thanë se e kërkonte babai, ai nuk u duk më aty.
Sot, Gentiani është 43-vjec ndërsa babai ka ndërruar jetë një vit më parë, me peshën e humbjes së të birit por dhe me peshën e fajit që s’mundi të ishte për të, babai që Gentiani kishte dashur.