21 të rinj në Fier skualifikohen nga aplikimi për në Akademinë e Sigurisë: Nuk na thanë motivacion! Policia e Fierit: Shkak mosha dhe dënimet

Kanë aplikuar për “patrullë të përgjithshme” në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit, por janë skualifikuar. Sipas 21 të rinjve të qarkut të Fierit, skualifikimi i tyre është bërë pa një motovacion të qartë. Por ndryshe nga sa pretendojnë të rinjtë një burim zyrtar nga policia thotë për Report TV se I është dhënë motivacioni I refuzimit sipas ligjit. Por të rinjtë fierakë i janë drejtuar edhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Skualifikimi vjen kur ke një dënim të formës së prerë, kur kemi dorëzuar dosjen ka dalë në rregull. Duam shpjegim pse jemi skualifikuar. Nuk plotësoni kriteret e përcaktuara në urdhër, por kush janë këto kritere nuk i dimë, nuk i thonë. Asnjë nuk na jep shpjegim”, tha një i ri.

“Ne kemi dorëzuar dokumentet dhe na thanë që do ju thërrasim kur të bëhet provimi. Sot kur na thirrën erdhëm për datën e provimit, por na thanë se jeni skualifikuar dhe vendimi ka ardhur nga Tirana. Të paktën të na thonë se kush janë arsyet pse nuk na pranuan”, tha një tjetër.

Një nga pikat që një aplikant në Policinë e Shtetit duhet të plotësojë është kriteri i besueshmërisë, ku duket se çedon edhe pjesa më e madhe. Policia e Shtetit pas verifikimeve që u bën emrit të tyre, vendos pranim apo skualifikimin e tyre.

Pikërisht në këtë pikë mendohet se mund të ketë qenë arsye pse mund të jenë shkarkuar, megjithatë për këtë pritet një reagim i plotë nga Policia e Shtetit.

Letra e pezullimit nga gara

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Të rinjtë akuza se u skualifikuan pa asnjë motiv, Policia e Fierit: Shkak mosha dhe dënimet

1635780306_ok1.JPG

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar në lidhje me pretendimet e disa të rinjve se janë skualifikuar padrejtësisht nga gara për në Akademin e Sigurisë.

Autoritetet njoftojnë se aplikantët janë skualifikuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret, shkak mosha dhe dënimet, ndërsa më tej bëhet me dije se ata janë informuar në lidhje me skualifikimin.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nga 21 aplikantë të skualifikuar, 9 prej tyre kanë depozituar ankimimin e vendimit.

Gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit, nëse aplikantët nuk plotësojnë qoftë edhe 1 kriter të vetëm, ata skualifikohen.

Njoftimi
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, duke marrë shkas nga reagimet e disa shtetaseve në media, në lidhje me pretendimet e ngritura se janë skualifikuar padrejtësisht, duke mos iu dhënë mundësia për të vijuar në fazat e konkurrimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë për Patrullë të Përgjithshme, ju bën me dije se:

Aplikantët, në bazë të ligjit nr.108/2014 "Për Policinë e Shtetit" dhe urdhrit nr. 846, datë 15.09.2021, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duhet të plotësojnë kriteret e nenit 38 të Ligjit për Policinë e Shtetit dhe të nenit 44 të VKM nr.1143, datë 09.12.2020, e ndryshuar.

Gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit, nëse aplikantët nuk plotësojnë qoftë edhe 1 kriter të vetëm, ata skualifikohen.

Sektori i Burimeve Njerëzore në DVP Fier i ka njoftuar me shkresë zyrtare aplikantët që nuk kanë plotësuar kriteret në lidhje me vendimin e skualifikimit, në total 21 persona, nga të cilët 5 për shkak të moshës dhe 16 për mosplotësim të pikës gjashtë germa f (të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje) dhe pikës nëntë (kriteri i besueshmërisë).

Aplikantët, pasi janë njohur me vendimin e skualifikimit, kanë patur të drejtën e ankimimit të vendimit në Komisionin e Posaçëm të Ankesave të ngritur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, i cili i shqyrton ankesat e tyre brenda tre ditëve. Aktualisht pranë burimeve njerëzore në DVP Fier, nga 21 aplikantë të skualifikuar, 9 prej tyre kanë depozituar ankimimin e vendimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron aplikantët dhe të gjithë qytetarët se ka zbatuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore gjatë fazës verifikuese të dokumentacionit të aplikantëve.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 01/11/2021 16:37

    Dhumi i shoqeris aplikojne per police,qe ti bashkohen dhumit te vjeter! EDO me kete polici qe ke kurr nuk ke per te ecur perpara ti as Shqiperia!duhet shkolle 3 vjeçare per tu bo polic,jo 6 mujore siç eshte tani,qe jane njesoj si gjygjtaret & prokuroret qe vetingu po i shkarkon.

    Përgjigju
    • Fnfnfn: 01/11/2021 16:48

      Analfabet, shkruhet llumi, qe te mos themi per tjerat.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë