Trendi më i fundit i flokëve ka bërë të gjitha vajzat e ekranit të duken ndryshe. Pas Adrola Dushit dhe Bora Zemanit një tjetër moderatore shqiptare ka guxuar me modelin e flokëve. 

Këtij grupi i është bashkuar së fundmi edhe moderatorja Kiara Tito. Nëpërmjet ‘Instagram-it’ ajo ka treguar se ka prerë flokët, por nuk ka qenë ende gati për këtë ndryshim. “Nuk isha gati për këtë”, shkruan moderatorja në foton ku shfaq tufën me flokët e prerë. 

Kiara duket super sexy me këtë model të ri flokësh...

1/3