Nuk iu bindën punonjësit të policisë dhe e goditën atë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, një tjetër nën hetim

Nuk iu bindën punonjësit të policisë dhe e goditën atë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, një tjetër nën hetim

Foto ilustruese

TIRANË- Një 25-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim pasi duke lëvizur me mjetin tip 'Benz' nuk iu bindën punonjësit të policisë, ndërkohë që gjatë shoqërimit për në Komisariat kanë goditur efektivin e policisë. Burime zyrtare për 'Report Tv' bëjnë me dije se 25-vjeçari është identifikuar me inicialet B. L., ndërsa 30-vjeçari i vënë nën hetim si E. H.

Ndërkohë, 6 persona të tjerë janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e shtetases L. Q, 23 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1(një) muaj burg, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë arrestimin e shtetasit A. D., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi  lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit A.P., 27 vjeç, pasi  duke thyer masën ë sigurisë “Arrest në shtëpi” u kap jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin e shtetasit S. V., 20 vjeç pasi nga kontrolli fizik i ushtruar  iu gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. R., 25 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe  pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasi R. R., 30 vjeç, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë