Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar se kishin makinën plot me emigrantë, arrestohet dy të rinj në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Dy të rinj janë vënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.     

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Vanistër” Policia Rrugore i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin F. T., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, kanë kapur shtetasit F. T. dhe D. H., të cilët ishin duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta

Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta