Nuk ka anestezi Ushtaraku
pezullon operacionet

Nuk ka anestezi Ushtaraku<br />pezullon operacionet
TIRANE- Pavuloni është njëri ndër anestezikët më të përdorur në vendin tonë, por që në spitalin Ushtarak po shkon drejt mbarimit. Që do të thotë se pa të nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Në mbledhjen e mëngjesit gjatë ditës së djeshme, shefave të të gjithë shërbimeve në këtë spital u është komunikuar të mos bëjnë asnjë lloj ndërhyrje të planifikuar pasi pavuloni ishte në sasi fare të vogla dhe do ta ruanin vetëm për rastet shumë emergjente. Ndërkohë që vetëm pas një orë, në orën 09:00 kanë dalë një urdhër i dytë dhe mjekët janë njoftuar që edhe gjatë ditës së djeshme mund t’i bëjnë operacionet e planifikuara, por jo më në ditët në vazhdim, pasi sasia e pakët e anestetikut që ndodhet në magazinat e spitalit Ushtarak, që pret traumat nga i gjithë vendi është shumë e pakët. Ata, sipas porosisë së drejtorisë së këtij spitali, do të ruhen për rastet emergjente, duke qenë se Ushtaraku është i vetmi spital ku dërgohen të gjitha rastet e aksidenteve të çdo lloj natyre. Vetë drejtoria e këtij spitali shpjegon se është e vërtetë që ka sasi të kufizuara për momentin, pasi pritet që shumë shpejt të përfundojë tenderi. Por ata garantojnë se për çdo rast urgjent nevojat janë të mbuluara.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit