Nuk ka asnjë dilemë! Brandi i CONAD në tregun shqiptar edhe për 10 vite të tjera, 3 supermarkete të reja brenda vitit në Tiranë

Nuk ka asnjë dilemë! Brandi i CONAD në tregun shqiptar edhe për 10 vite të tjera, 3 supermarkete të reja brenda vitit në Tiranë

Nuk ka më asnjë dilemë. CONAD brandi i supermaketeve të njohura italiane do të jetë në tregun shqiptar edhe për 10 vite të tjera. Kompania njoftoi sot nënshkrimin e kontratës së re të përfaqësimit  ekskluziv CONAD Italia – CONAD Albania.

Dhe surprizat nuk mbarojnë me kaq. Tre supermarkete të reja CONAD do të hapen në Tiranë brenda vitit. Brandi CONAD është prezent në Shqipëri që në vitin 2007, pothuaj në të njëjtën kohë me të tjerë operatorë të njohur të tregut të retail-it ushqimor.

Por ndërsa këta operatorë dështuan dhe u larguan nga tregu shqiptar CONAD vazhdoi me këmbëngulje investimet me qëllim ndërtimin e një rrjeti supermarketesh konform standarteve më të mira të rrjeteve italiane dhe europiane.

Në vitin 2012 sistemi CONAD në Shqipëri u ristrukturua me krijimin e kompanisë CONAD Albania si përfaqësues ekskluziv i CONAD. Nga ai vit rrjeti është zgjeruar dhe modernizuar. Brandi CONAD ka fituar gjithnjë më shumë vlerësimin dhe besimin e konsumatorit, rezultatet ekonomike kanë shënuar rritje të vazhdueshme.

Në 4 vitet e fundit të ardhurat nga shitja janë rritur nga 44 milion Euro ne 2018 në 72 milion Euro në 2022, duke shënuar një rritje prej 63%. Supermarketet që operojnë në vend janë rritur në numër, nga 31 në 40 (+29%) Suksesi i CONAD Albania për 16 vite ka krijuar besim tek compania mëmë CONAD Itali e cila i ka dhënë të drejtën eksluzive të përfaqësimit të brand-it deri në vitin 2033 jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin.

“Mbi bazën e këtyre rezultateve “CONAD Itali” i dha partnerit shqiptar “CONAD Albania”, të drejtën eskluzive të përfaqësimit të brand-it deri në vitin 2033 jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin ku përfshihen: Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi” informohet në njoftimin për shtyp.

Kontrata e re ndër të tjera bën të detyrueshëm respektimin e kërkesave të forta lidhur me cilësinë e supermarketeve në linjë me rritjen cilësore që sistemi ka pasur në Itali.

Mbi këtë bazë CONAD Albania, e cila ka nën juridiksionin e saj edhe një pjesë të rrjetit, rreth 30%, të përbërë nga operatorë franchise, u kërkon këtyre të fundit respektimin e standarteve të njëjta.

Në rastin e mosarritjes nga operatori franchize, pronar i marketit, të kërkesave sipas standartit të kërkuar, CONAD Albania procedon me ndërprerjen e mandatit të përfaqesimit, ndërprerjen e furnizimeve dhe heqjen e logos CONAD.

Ky proces, jo vetëm nuk frenon zhvillimin e rrjetit CONAD në treg, por duke imponuar një standard cilësor, rrit besimin e brand-it në treg. Ndërkohë, CONAD Albania mbetet vazhdimisht i impenjuar për investime direkte, në Shqipëri dhe në rajon, në hapjen e marketeve të reja që respektojnë standartet më të larta europiane dhe ristrukturimin e marketeve ekzistuese.

Mbas hapjes së një supermarketi me sipërfaqe 800 m2, në zonën e TEG, këtë vit është programuar investimi për ndërtimin dhe hapjen e 3 supermarketeve të reja në Tiranë.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë