Adrola Dushi është cilësuar shumë herë si një femrat më të bukura shqiptare. Ajo është nënë e një djali, por linjat e saj janë gjithmonë perfekte. E ftuar në emisionin “Why not”, Adrola ka folur në lidhje me ngacmimet që ka marrë si nga meshkujt shqiptarë dhe nga ata të huajt.
“Mua nuk më gjuajnë fare. Mu bë djali për t’u martuar dhe them kur do më gjuajnë mua. Ka ikur koha ime fare. Për të qenë e sinqertë, nuk më ngacmojnë shumë këtu. Nuk e di më ruhen, gjë që më pëlqen te vetja ime. Kur bëhet ndonjë ngacmim që është për të qeshur, thjesht qesh e aq,”- tha Adrola.
E pyetur se si i duke meshkujt nga Manhattani, modelja bukuroshe tha se preferonte shqiptarët.
“Mendoj që meshkujt shqiptarë janë shumë më mirë se meshkujt jashtë. Kur shkoj te shqiptarët jashtë thonë shiko se ka çuna këtej. Po ku ka çuna këtej mo? Nuk ka çuna këtej.”, tha ajo, ndërkohë që Roza e pyeti: “Mbase ka çuna por nuk ka burra?” dhe Adrola e konfirmoi.