Nuk ka dëshmi për manipulim të zgjedhjeve deklarojnë zyrtarët zgjedhorë amerikanë, deklaratat e Trump të pabaza

Zyrtarët e lartë federalë dhe shtetërorë amerikanë, përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve, kanë thënë se nuk ka “asnjë dëshmi” se votimet në zgjedhjet e 3 nëntorit ishin ndryshuar apo manipuluar siç është pretenduar ditët e fundit nga zyrtarë të administratës së Trump dhe nga vetë ai.

Përmes një deklarate, zyrtarët e sigurisë kibernetike dhe zyrtarët zgjedhorë, hodhën poshtë pretendimet e pabazuara të presidentit Donald Trump për mashtrime zgjedhore të cilat i dhanë fitoren demokratit Joe Biden.

“Nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë sistem i votimit fshiu apo humbi votat, ndryshoi votat ose se ky proces ishte kompromentuar. Zgjedhjet e 3 nëntorit ishin zgjedhjet më të sigurta në historinë amerikane”,  thuhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti për Siguri Kibernetike dhe Agjencia për Siguri të Infrastrukturës.

Publikimi i kësaj deklarate erdhi disa orë pasi Trump sërish postoi në Tëitter, pa dhënë asnjë dëshmi, se pajisjet e votimit kanë “fshirë” 2,7 milionë vota në mbarë vendin dhe kanë ndryshuar qindra-mijëra vota në favor të Biden në Pensilvani dhe në disa shtete të tjera kyçe, ku presidenti ka humbur.

“Ndërsa ne e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësi për keqinformim  lidhur me procesin tonë zgjedhor, ne i sigurojmë të gjithë se kemi besim maksimal në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve dhe ju po ashtu duhet të keni besim. Kur ju keni pyetje, drejtoni ato te zyrtarët zgjedhorë dhe besoni personave që administrojnë zgjedhjet”, thuhet në deklaratë.

Që në kohën kur Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve më 7 nëntor, Trump ka nisur betejat ligjore për të përmbysur rezultatin, pavarësisht se nuk ka prezantuar dëshmi për parregullsi në zgjedhje, të cilat do të mund të ndikonin në rezultatin zgjedhor.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të shumta në vend  dhe më gjerë duke i konsideruar ato një minim për demokracinë dhe vlerat e saj. Në një intervistë  për CBS, ish-presidentyi Obama është shprehur i shqetësuar nga një gjë e tillë.

“Më shqetëson fakti që zyrtarë të tjerë republikanë, të cilët e dinë më mirë, se një gjë e tillë nuk ka ndodhur po e mbështesin. Është një hap më shumë jo vetëm  për të delegjitimuar administratën e Biden, por demokracinë në përgjithësi dhe kjo është një rrugë e rrezikshme", tha Obama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 13/11/2020 19:01

    si ka mundesi ne morem informacion teper te sakt dhe te detajuar nga FREDERIK NDOCI .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja