Finalja e parakohshme e Champions League në "San Siro" nuk ka fitues. Milani dhe Barcelona e kanë mbyllur pa gola ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në impiantin italian. Në fillim të ndeshjes, Robinho pati një rast ideal të shënonte por goditi shumë keq. Më pas Lionel Messi kërcënoi ekipin vendas, por gjeti përgjigjen e duhur nga Abbiati.
Një situatë e dyshimtë për penallti u verifikua në ndërhyrjen e portierit Abbiati ndaj Sanchez por loja vazhdoi . Më pas Barcelona filloi të impononte lojën e vet duke krijuar rast pas rasti ndërsa edhe në fraksionin e dytë të lojës, ekipi Blaugrana vazhdoi me posedimin e topit por pa shënuar. Ana pozitive e këtij rezultati për Milanin është mospranimi i golit në fushën e tij vendas, ndërkohë që për Barcelonën, tifozët në Camp Nou do të jenë një shtytje e madhe.
Ndeshja tjetër mes Marseille dhe Bayern Munchen, sanksionon të paktën moralisht, kualifikimin e bavarezëve. Skuadra e Heynckes fitoi 0-2 në "Velodrome" me lojë dhe rezultat. Golat gjermanë mbajnë firmën e Gomez dhe Robben, nga një në cdo pjesë, ndërsa për ekipin e Deschamps, u regjistruan vetëm disa raste të vakëta të Remy dhe Valbuena.
/Shqiptarja.com