Nuk ka fonde, Qeveria kthen
listën e rimbursimit të barnave

Nuk ka fonde, Qeveria kthen <br />listën e rimbursimit të barnave
TIRANE- Lista e re e barnave me rimbursim duhet të kishte hyrë në fuqi që në fillim të muajit qershor, por ajo ende nuk është bërë gati. Kjo pasi, qeveria i ka kthyer mbarpsht për rishikim listën Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor (ISKSH).

Në projekt-listën që ISKSH i ka dërguar qeverisë ka argumentuar se nga kjo listë janë hequr 7 barna, nga të cilët 3 principe aktive, të cilat firmat farmaceutike nuk i prodhojnë dhe rrjedhimisht nuk i tregtojnë më, si dhe barna që u ka mbaruar afati i regjistrimit dhe nuk kanë aplikuar për riregjistrim.

Gjithashtu ISKSH sqaron se janë shtuar 26 barna të reja, 5 principe të reja aktive që përmirësojnë cilësinë e shërbimit. “Barnat e reja dhe kombinimet e branave ekzistuese të listës që janë përfshirë në këtë projekt-listë 2012, janë kombinime barnash me përdorim kryesisht në kardiologji, endokrinologji, pneumologji, urologji, nefrologji, gastrohematologji, me interes për një numër të gjerë pacientësh”, - sqaron ISKSH në relacionin dërguar qeverisë.

“Bazuar në konsumin e barnave të rimbursueshme të vitit të kaluar, rritjes natyrale të sëmundshmërisë si dhe rritjes së vazhdueshme të ndjeshmërisë ndaj skemës, rritjes së kursit të këmbimit të monedhave të huaja të çmimeve 2012 krahasuar me atë 2011, efekti financiar i listës së propozuar është 8.2 miliardë lekë të reja (pa barin Tenofovir, një bar që lufton hepatitet virale, dhe që për pjesën e mbetur të këtij viti duhen edhe 50 mln lekë, ndërsa për 2013 duhen rreth 200 mln lekë).

Në këto kushte, duke pasur një planifikim të buxhetit të miratuar për rimbursim të barnave prej 7.446 mld lekë të reja për vitin 2012, kjo projekt-listë e barnave të rimnbursuara do të kërkonte dhe një mbështetje prej rreth 750 milionë lekë plus”, - thuhet në relacionin që drejtoresha e ISKSH-së, i ka dërguar qeverisë së bashku me listën e re të barnave të rimbursueshme.

Por duket se kërkesa për një shtesë fondi e ka detyrur qeverinë që të mos e miratojë këtë listë, dhe t’ia kthejë sërish për rishikim ISKSH-së, duke reduktuar ilaçet që do të përfshihen në listë dhe si rrjedhim të mos kërkojë fonde shtesë. Por kjo vonesë ka bërë që lista e re e barnave me rimbursim, të vonohet thuajse një muaj dhe pacientët vazhdojnë ende të marrtin medikamentet me listën e vjetër. Ndërkohë që ka plot pacientë që do të përfitojnë ilaçe me rimbursim nga lista e re, por duhet të presin sërish derisa qeveria të japë “ok-in”. Ata që përfitojnë nga lista me rimbursim, përfitojnë 100% falas alternativën e parë, ndërsa për alternativat duhet të fusin para edhe nga xhepi.

Ndryshimet e propozuara
për rimbursim

Barnat që janë hequr

Theophylline petard 300mg tabl
Isoniacid 50 mg tabl
Pyrazimanide 500 mg tabl
Primidon 250 mg tabl
Somatropine 24 mg (72UI)
Erythropoietine alfa e beta 1000 Nj.N-0.5ml syr

Barnat e reja

Nilotinib 150 mg tabl
Bicalutamide 50 mg table
Pregabalin 75 mg, 150 mg, 300 mg tabl
Buprenorfihne 2 mg tabl sublinguale
Tenofovir disoproxil 250 mg tabl
Metmorfinë +vidagplitine500/50 mg;850/50 mg; 1000/50 mg tabl

Formë doza të reja

Warfarine 3 dhe 5 mg table
Ferric proteinsuçinalate 40mg/15ml-150 ml sol oral
Lernacipidine 20 mng tabl
Atorvastatinë 40 mg f.c.table
Tamoxifene 20 mg tabl
Cacitonin (salmon synthetic) 100 Nj.N-4 ml -28 do9za nasal spray
Topiramate 50 mg pellets hard.caps

Kombinime të barnave të listës

Lernhacidipine +enalapril (10+20) mg tabl
Valsartan+Amlodipine (160+100) mg
Amlodipine+ Valsartan+Hydrochlorthiazide )10+160+25) mgf.c.tabl
Budesonide 200mcg/doze pluhur për inhaler pompe

(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’