TIRANE - Dy anëtarët e Komisionit të Medias, Aldrin Dalipi dhe Mark Marku, të cilët janë dhe relatorë të ligjit për mediat audiovizive ende nuk kanë gjetur konsensusin për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshje që garanton pavarësinë e institucionit. Sipas saj, propozimi i opozitës për të zgjedhur anëtarin e shtatë të AMA-s me shumicë të cilësuar ose me short, është mbështetur nga faktori ndërkombëtar dhe jep më shumë garanci.
Por sipas nënkryetarit të komisionit, Mark Marku formula e propozuar nga maxhoranca nuk e përjashton konsensusin dhe është nje model, që aplikohet në shumicën e vendeve të BE. Maxhoranca kërkon që anëtari i 7 i AMA-s të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash, ndrësa opozita të zgjidhet me short. “Ne nuk kemi propozuar asnjë variant tjetër, veçse një variant që e kanë shtetet e BE, ku kryetarët e këtij autoriteti mund të zgjidhen edhe nga qeveritë. Këtë e kanë modelet e Europës. Nuk mundet që rasti për AMA të ketë shumicë të cilësuar ndërsa Presidenti zgjidhet pa shumicë të cilësuar”, u shpreh Marku.
Ndërkohë që Leskaj kërkoi në të njëjtën kohë në emër të deputetëve të PS, një seancë dëgjimore me ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi, lidhur me skandalin që ndodhi në burgun e Spaçit. Referuar asaj që ka publikuar Shqiptarja.com, ku materialet e këtij burgu, që është shpallur dhe si vend muze, merren dhe shiten për scrab. “Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duhet të raportojë javën tjetër në një seancë lidhur me atë çfarë ndodh në burgun e Spaçit. Kjo është e pafalshme për një vend që është shpallur muze”, tha Leskaj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com