E veja e disidentit rus Alexei Navalny ka paralajmëruar se 'nuk ka kuptim të përpiqesh të negociosh' me Vladimir Putinin.
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, dy ditë para përvjetorit të vdekjes së bashkëshortit të saj, tha Yulia Navalnaya u shpreh e bindur se “Putin do të gënjejë”.
“Ai do të tradhtojë, do të ndryshojë rregullat në momentin e fundit dhe do t’ju detyrojë të luani lojën e tij. Ka vetëm dy rezultate të mundshme për çdo marrëveshje me Putinin. Nëse qëndron në pushtet, do të gjejë mënyrën për të prishur marrëveshjen. Nëse ai humbet pushtetin, marrëveshja do të bëhet e pakuptimtë”, tha ajo.
Navalnaya iu bashkua një paneli diskutimi nga liderja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, që paralajmëroi se nëse Ukraina nuk del në krye pas luftës, Putini do të jetë mjaft i fortë për të mbajtur ndikimin e tij në Bjellorusi, sipas 'The Guardian'.
“Duke ndihmuar Ukrainën, ju po ndihmoni të gjithë rajonin. Duke e vendosur Ukrainën në një pozitë të fortë gjatë këtyre negociatave, ju vendosni edhe Bjellorusinë, Moldavinë dhe vendet e tjera në një pozicion të fortë”, u shpreh Tsikhanouskaya.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance në Mynih, tha se vendi i tij dëshiron “garanci sigurie” dhe një plan të përbashkët paqeje SHBA-Ukrainë përpara se të hyjë në ndonjë bisedë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij.
Në takimin e tyre të parë të premten në Konferencës e Sigurisë së Mynihut, Vance tha se Uashingtoni kërkon të sigurojë një “një paqe të qëndrueshme, që konflikti të mos rikthehet disa vite më vonë”.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre
26 Mars, 20:40
-
Rusia kërkon heqjen e sanksioneve para nisjes së armëpushimit detar në Ukrainë
26 Mars, 18:45
-
Rusia kushtëzon zbatimin e armëpushimit të pjesshëm me Ukrainën, Lavrov: Duam garanci që Kievi do respektojë pikat e marrëveshjes, SHBA t’i bëjë presion Zelenskyt
26 Mars, 18:30
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues
26 Mars, 17:34
-
Veton Surroi: Putini, Trumpi dhe Platoni rivizatojnë Evropën
26 Mars, 16:19
-
Sulmet mes negociatave, Zelensky thirrje SHBA të sanksionojë Rusinë: Nuk do paqe të vërtetë
26 Mars, 15:27
-
Pesë fushat ku Turqia luan rol kyç në çështjet botërore
26 Mars, 12:32
-
Rusia nis sulmin me dron në portin e Ukrainës disa orë pas bisedimeve për një armëpushim detar
26 Mars, 09:58
-
Paqja në Ukrainë/ Zelensky sot takim me Macron në pallatin Elysee! Trump: Rusia po e zvarrit përfundimin e luftës
26 Mars, 09:29
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi
25 Mars, 16:22
-
Shkëmbimi i ashpër në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon detajin që mund të ketë shkaktuar përplasjen me Trump
25 Mars, 14:05