Nuk ka më vend për dyshime, Kylie Jenner kapet “mat” në shtëpinë e Timothee

Nuk ka më vend për dyshime, Kylie Jenner kapet “mat” në shtëpinë e Timothee

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet

Që kur Kylie dhe Timothee u panë në një video teksa bisedonin e buzëqeshin me njëri-tjetrin gjatë “Paris Fashion Week”, fansat nuk kanë pushur së foluri për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Prej ditësh po qarkullon lajmi se Kylie Jenner dhe aktori Amerikan Timothee Chalamet kanë nisur një romancë,  endërkohë që veprimet e tyre shikohen me lupë nga fansat që i janë qepur pas dhe nga  paparacët që po përpiqen të ruajnë e fotografojnë çdo lëvizje të çiftit ata nuk merakosen fare për këto të fundit dhe frekuentohen me njëri-tjetrin.

Së fundmi paparacët ia kanë dalë të kapin disa fakte që vërtetojnë se Kylie dhe Timothee mund të jenë vërtetë çift.

Makina e Kylie Jenner është parë së fundmi në oborrin e shtëpisë së Chalamet. Ajo u fut mes kopshtit të shtëpisë dhe dukej se e dinte mirë rrugën që po përshkonte. Mbase, kjo nuk është hera e parë që miliarderja viziton shtëpinë e tij.

Megjithëse po përfliten prej ditësh për një romancë, nuk kemi as pohim dhe as mohim nga ana e çiftit.

Kujtojmë se modelja bukuroshe është ndarë së fundmi nga bashkëshorti i saj dhe babai i vajzës së saj Stormy, Travis Scott pasi ky i fundit e tradhtoi mbretëreshën e instagramit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre