‘Nuk ka pasur kujdes shëndetësor’, vdekja e gruas me aftësi të kufizuar në Sarandë, flet për Report Tv drejtori i spitalit: Mund ta kenë nga ambientet e papastra që kanë jetuar
Redaksia 18 Shkurt 2021, 12:04 | Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 16:52
'Nuk u ka munguar shërbimi shëndetësor dhe madje xhaxhai i tyre më ka falenderuar'- kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, drejtori i spitalit në Sarandë, Erjon Dhroso, pas akuzave se motrave u ka munguar kujdesi shëndetësor.
Sipas tij ato ishin në gjendje të rëndë për shkak se jetonin në ambinte të papastra, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga mjekësia ligjore.
‘Po jam në dijeni të rastit, kam pasur komunikim me xhaxhain e tij që është në Athinë, motrat janë trajtuar tre herë. Nuk e di çfarë thotë kujdestari, kam edhe komunikim në Viber me xhaxhain e tyre që më falenderon. Mund të kenë pasur probleme nga ambientet e papastra që kanë jetuar këto ditë. Ky ka qenë problemi kryesor i tyre, por edhe janë kuruar për atë infeksion, ato nuk vishnin as këpucë, shkelnin zbathur. Nuk ka lidhje infeksioni me të marrë jetën, por ndoshta nga diçka tjetër. Nuk ishin në atë gjendje që të sillnin vdekjen arsye e plagëve në këmbë.’- tha Dhroso për Report Tv.
Pas denoncimit në Report TV të dy motrave me aftësi të kufizuar që jetonin në kushte të mjerueshme dhe mungesë totale higjiene në një banesë në Sarandë, u vunë në lëvizje institucionet dhe gjetën zgjidhje për këtë çështje.
Nga ana e bashkisë Sarandë u mor angazhimi edhe për mobilimin e ambienteve të shtëpisë, deklaratë që kryebashkiaku Gurma e bëri gjatë një interviste në Report Tv.