Kryeministri Edi Rama jo pak herë replikon me komentuesit në faqen e tij zyrtare të Facebook. Ai ka zgjedhur t'i përgjigjet një komentuesi i cili duke aluduar i drejtohet kreut të qeverisë Edi Rama, duke thënë se nuk ka politikan që nuk vjedh. Nuk ka vonuar përgjigja e Ramës i cili është shprehur se jeton për të mbushur jetën me kuptim dhe jo për të mbushur xhepat.
“Nuk ka politikan që nuk vjedhin, por unë mendoj se ti ke punuar më shumë nga të gjithë", shkruan komentuesi.
Ky koment i cili për rastësi është bërë nga një person që ka të njëjtin emër me liderin demokrat Lulzim Basha ka marrë edhe përgjigjen e kreut të qeverisë.
"Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan, ashtu siç kujton ti dhe nuk jetoj për të mbushur xhepat me lekë, po për të mbushur jetën me kuptim, me emocion, me vepra, me ëndrra e me kujtime!” i kthehet Rama komentuesit.
OPINIONI I SHUMICES SE POPULLIT TEND Z RAMA ESHTE QE TI VJEDH KESHTU QE MOS TE VIJE KEQ SHUMICA E POPULLIT TEND JETON ME 100 euro ne muaj KU SHKOJNE PARATE E TAKSA PAGUESVE KESHTU QE CDO DREJTIM JUSTIFIKIMI NGA ANA E JOTE ESHTE NUL TI PER POPULLIN JE HAJDUT
PërgjigjuOh Pencionisti, ti ke dal ne pension, ende pa e mesuar gjuhen shqipe???