Nuk ka pushim në Angli, fitojnë të
të mëdhatë, Arsenali me vështirësi

Nuk ka pushim në Angli, fitojnë të<br />të mëdhatë, Arsenali me vështirësi
E ndërsa të gjithë pushojë për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, vetëm kampionati anglez i futbollit vazhdon me një ritëm të ‘çmendur’. Premier League ashtu sikur cdo vit tjetër edhe sivjet vazhdon që të jetë i vetmi kampionat ku pushimi është i ndaluar, madje intesiteti i ndeshjeve është akoma më i madh, pasi kalendari është i ngjeshur. Të Premten janë zhvilluar ndeshjet e javës së 18-të. Surpriza nuk ka, por golat, spektali në fushë dhe në tribunë nuk ka munguar.

Çelësi kalon me lehtësi West Ham me golat e Terry dhe Diego Costa, kampionët e Anglisë, City vazhdojnë ndjekjen e oligarkëve me 3 pikë më pas pas fitores me West Bromich jashtë fushe me golat e Fernando, Toure dhe Silvës. Sterling shpëton Liverpulin duke e rikthyer te fitorja me rastin e festave përballë Burnley. Edhe Totenhem me Manchester United nuk kanë zhgënjyer.

Për “Djajtë e Kuq” ka menduar dy herë Runi dhe një herë Van Persi për të lekuiduar Neëcastle. Arsenali e pati më të vështirë se të mëdha e tjera për të marrë pikët ndaj QPR edhe pse luante në shtëpi, pasi me shumë vështirësi fitoi 1-0. Shanset ishin të pafundme për ekipin e francezit Vegner, teksa që në fillim të ndeshjes Sanchez humbi një penallti, por që më pas e shleu gabimin duke shënuar disa miunta më vonë, ndërsa në pjesën e dytë ishte Tomas Rosicky që qetësoi përfundimisht “topçinjtë” edhe pse miqtë ngushtuan diferencën.



d.balla/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit