Nuk ka rrezik nga gripi i derrit

Nuk ka rrezik nga gripi i derrit
Vetëm një person, nga tetë që aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive, është vërtetuar se është i prekur nga virusi AH1N1, i njohur si gripi i derrit. Për shtatë të tjerë ende priten disa rezultate, por që aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, madje sot ose nesër pritet të lirohen nga klinika për në shtëpi.

Patologjia e këtyre të sëmurëve është kryesisht e një sëmundje të gjendjes së gripit të zakonshëm sezonal. Ndërsa personi femër, nga Ferizaj, që rezultatet i kanë dalë pozitive, është liruar për në shtëpi pasi që është trajtuar dhe gjendja e tij shëndetësore e ka lejuar largimin e tij nga klinika.

Shtatë rastet e tjera, të dyshuara për grip sezonal apo të derrit, janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. Kështu thotë shefi i repartit të Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, i cili njofton se nuk ka nevojë për panikë sa i përket këtij virusi. Megjithatë, thotë se në rast nevoje për pranim të pacientëve të tillë, klinika që ai drejton i ka të gjitha kapacitet për t’i trajtuar raste që lajmërohen.

“Në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar dhe janë duke u menaxhuar 8 raste, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të cilët sot ose nesër do të lëshohen në shtëpi për shkak se nuk manifestojnë ndonjë seriozitet edhe në aspektin shëndetësor edhe infeksionar. Nga këta të shtrirë që kemi aktualisht në klinikën tonë, vetëm një rast nga Ferizaj, i gjinisë femërore është i identifikuar me gripin e derrit, që në mjekësi e quajmë AH1N1, e cila është e liruar nga spitali”, thotë ai.

Ai thotë se pacientja nga Ferizaj është liruar dy ditë më parë pasi që gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë. Ramadani pret edhe disa analiza sot për shtatë pacientët e tjerë që gjenden aktualisht në klinikë. Ai beson që këto raste do të mund të lirohen që nesër nga klinika.

Shefi i Klinikës Infektive, foli edhe për pacientin i cili ditë më parë humbi jetën, e që thuhej se vdiq nga virusi i derrit. Ramadani thotë se pacienti nuk ka vdekur nga gripi i derrit. Siç thotë ai, pacienti ka arritur në Klinikën Infektive në gjendje shumë të rëndë, me sëmundje të mëhershme kardiake e mushkërore.

“Ky i sëmurë ka qenë i sëmurë qysh herët nga sëmundjet e zemrës, ka pas para tre viteve intervenim në zemër, ka pas dy ose tre stenda dhe po ashtu ka pas probleme të mëhershme në mushkëri, por që nuk është vërtetuar që ka qenë i infektuar ose i prekur nga virusi i derrit. Kjo nuk ka vdekur nga sëmundja e derrit, kjo është shumë e sigurt”, thotë ai.

Ramadani thotë se nuk ka nevojë për panik. Megjithatë kujton se në rast nevoje për të trajtuar raste të tillë, Klinika Infektive është e gatshme të ofrojë shërbimet spitalore.

Ai tregon se posedojnë kapacitete të plota në të gjitha aspektet, edhe sa iu përket medikamenteve.Edhe në vitin 2013 Klinika Infektive ka trajtuar raste të prekura nga virusi AH1N1, i njohur si gripi i derrit.


Marrë nga RTK

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf