Nuk ka surpriza, Blushi kryetar
i LIBRA-s: Ishin zgjedhje unike

Nuk ka surpriza, Blushi kryetar<br />i LIBRA-s: Ishin zgjedhje unike
Ndodh ajo pritej, Ben Blushi është zgjedhur kryetari i partisë LIBRA, që ai vetë krijoi.
 
Përmes votimit elektronik, Blushi ka marrë 95% të votave, kundrejt kandidatit tjetër Neritan Seferkolli me 5% të votave.
 
Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem votimi tërësisht elektronik, i garantuar, i fshehtë, i drejtpërdrejtë dhe demokratik me standardet më të larta.
 
LIBRA kreu zgjedhjet e para për organet drejtuese, zgjedhje të cilat rezultuan demokratike dhe një shprehje e lirë e vullnetit të anëtarëve të LIBRA.
 
Nga votimi kanë rezultuar: Në përputhje me Statutin LIBRA nga kandidatët për Kryetar rezulton fitues Ben Blushi.
 
Nga anëtarët fitues të Bërthamës, rezultojnë fitues 15 femra që kanë marrë më shumë vota dhe 15 meshkuj që kanë marrë më shumë vota
’ thuhet në njoftimin e LIBRA-s.
 
Pas zgjedhjes përmes një statusi në Facebook, Blushi shprehet se “Ishin një ushtrim i jashtëzakonshëm demokracie, unik në llojin e vet. I falenderoj të gjithë ata që më besuan. LIBRA është një mënyrë jetese”.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi janë dy nismëtarët e lëvizjes së re politike dhe zyrtarizimi 'de jure' i ish-deputetit të PS në krye të LIBRA-s nuk është risi, përveç mënyrës së votimit me elektronikë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët