Nuk ka treg/ Tonelata me mandarina po kalben në Konispol, fermerët: Të ndërhyjë shteti (VIDEO)

Megjithëse prodhimi i mandarinave në zonën e Bashkisë Konispol këtë vit shënoi rritje, fermerët janë më të zhgënjyer se kurrë më parë, pasi prodhimi i tyre ka mbetur dhe kalbet nëpër ara. Shkak për këtë është bërë mungesa e tregut.

Mungesa e investimeve në agropërpunimin e mandarinave të Konispolit ka bërë që tregtarët europianë të preferojnë blerjen e mandarinave nga Greqia, ndonëse mandarina e Konispolit vlerësohet shumë herë në krahasim me mandarinat e shtetit fqinj

Fermerët japin alarmin për Ministrinë e Bujqësisë, që të merren masat për vitin tjetër pasi prodhimi pritet të rritët edhe më tej e kjo do të sillte katastrofë për këtë zonë. Ata gjithashtu thonë se nuk ka një frigorifer dhe furrave për të filluar eksportin e prodhimit më herët.

Agropërpunuesit e mandarinave kërkojnë mbështetjen e qeverisë për krijimin e kushteve që mandarina e kësaj zone të gjejë treg në vendet e Bashkimit Europian, pasi në të kundërt i gjithë investimi i tyre do të braktiset dhe plantacionet e mandarinave do të mbulohen nga ferrat.

Por teksa fermerët në Konispol ankohen për treg dhe për çmime të ulta e kundërta ndodh në Tiranë. Në tregjet e kryeqytetit çmimet e mandarinave janë më të larta se normalja. Prej ditësh Report Tv ka denoncuar skandalin që ndodh me Tregun Agro Ushqimor të Tiranës, ku tregtarët detyrohen që të rrisin çmimin e produkteve për shkak të tarifave të larta që ky treg u vendos për qiranë dhe faturat e energjisë dhe të ujit (lexo ketu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Outsider: 04/02/2019 12:46

    Të krijojnë një koperativ sociale të gjithë prodhuesit e zonës, kudo funksionon nē këtë mënyrë. Shpesh herë kontratat mbyllen dhe fiksohen çmimet kur ende nuk ka filluar mbledhja e tyre.

    Përgjigju
  • mazllem pepinua: 03/02/2019 19:50

    Keto mandarinat keta i shisnin ne rusi, po meqe rusia i mori krimene ukraines ne i kemi bere sanksione rusise. Si perfundim neve na kalben mandarinat, ruset i blejne ne turqi. Prandaj po kerkojne nderhyrje nga shteti se shteti i betonit te tiranes ua dogji tregun. Te na rroje trumpi me hillarine pra!

    Përgjigju
  • Lavdosh: 03/02/2019 18:48

    Nuk kuptohet ky popull: nga njera ane ankohen per qeverine, dhe ka arsye plot per te bere kete si kudo ne cdo vend Nga ana tjeter presin cdo gje tjua zgjhidhi qeveria Nuk e kuptoj Njerezit duhet ti dalin zot vetes se vet. Nuk ka pune qeveria me shit molloet, mandarinat, qepet, pastroje pallatet , halet etj etj Eshte shoqeri tregu dhe njerezit duhet te punojne me me mend and te paguajne specialista per bizneset e tyre

    Përgjigju
  • Tahipi: 03/02/2019 18:38

    Apokalips nga te gjitha anet , vetem kanabis shitet , gjynaf toke pjellore Kur vje puna nuk i shet dot , kshtu ndodh me mollet , patatet , duhanin , damoten Etj Etj . Shtet zhele

    Përgjigju
  • Wake up: 03/02/2019 16:58

    .. Po BE jep fonde per zhvillim.., behuni bashke dhe Aplikoni

    Përgjigju
  • redu: 03/02/2019 15:35

    Zitwrinj fernere te Konispolit , nuk mund te prisni cdo gje nga shteti , pir bashkohuni te gjithe pridhuesut e agrumeve dhe mblidhni nje shume te caktuar dhe financoni ne ngritjen dhe te depos tuaj frigiruferike si dhe ne bdertimin e nje minifabrike ,per prodhimin e lengjeve te frutave sic e ja Europa . Keshtu do ulni koston dhe do jeni zot te parase tuaj . Vet ju ,mund te ngrini dyqane ne qytete te ndryshme te Shqiperise dhe te merrni pjese ne panaire, per te lidhur kontrata ne tregjet e huaja dhe jo te vine natrapazet dhe tju e marrin pridhimin qyl

    Përgjigju
  • Mystery: 03/02/2019 13:31

    Andej po kalben ne Angli po i blejme 5 kokrra £2 edhe nuk kan shije fare

    Përgjigju
  • Mystery: 03/02/2019 13:30

    Andej po kalben ne Angli po i blejme 5 kokrra £2 edhe nuk kan shije fare

    Përgjigju
  • Mystery: 03/02/2019 13:30

    Andej po kalben ne Angli po i blejme 5 kokrra £2 edhe nuk kan shije fare

    Përgjigju
    • Bujku hallexhi: 03/02/2019 19:54

      Stop importit!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'