Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka zhytur Evropën në një epokë pasigurie, tha presidenti gjerman të premten, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin parashikoi një dekadë “të rrezikshme” përpara.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i përket atij krahu të socialdemokratëve gjermanë që për një kohë të gjatë mbronin idenë e lidhjeve më të ngushta ekonomike me Moskën, tha se sulmi i 24 shkurtit i kishte shkatërruar këto shpresa.
“Kur shikojmë Rusinë e sotme, nuk ka vend për ëndrra të vjetra”, tha zoti Steinmeier, duke iu referuar ëndrrës së ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev për një “shtëpi të përbashkët evropiane”.
Sipas presidentit Steinmeier, Vladimir Putini ka zhytur Gjermaninë në një periudhë pasigurie duke shtuar se përpara ndodheshin vite të vështira.
Gjermania, e cila i është bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë e ka dërguar armë në Ukrainë, ka pritur më shumë se një milion refugjatë ukrainas. Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar për mungesa të mundshme të energjisë këtë dimër pas reduktimit nga ana e Moskës të furnizimit me gaz rus.
Duke iu drejtuar një konference në Moskë të enjten, zoti Putin hodhi poshtë mundësinë e një përplasjeje bërthamore me Perëndimin, por akuzoi udhëheqësit perëndimorë për nxitje të luftës në Ukrainë. Sipas presidentit rus, Moska nisi atë që quan operacion të posaçëm ushtarak nisur nga dëshira e shprehur e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s./ VOA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35
I lumte gjermanise. Deshifroi planet e rusise. Jepini ca kontrata tjera per naften sepse ashtu do behet planeti dhe gjithcka tjeter me mire.
Përgjigju