'Nuk ka vend për panik', mjeku Brataj: 98 % e rasteve me koronavirus shërohen! Trajtimi është simptomatik, sipas shenjave që shfaqen

Drejtori i Urgjencës Kombëtare doktori, Skënder Brataj duke sqaruar situatën për koronavirusin, tha se nuk ka vend për panik dhe se duhet pasur parasysh se 98 % e rasteve të infektuara shërohen, i mbijetojnë atij. I ftuar në  '5 pyetjet nga Babaramo', doktor Brataj tha se trajtimi i koronavirusit është simptomatik në bazë të shenjave që shfaq pacienti dhe nuk ka kurë të posaçme.  Ai tha se pavarësisht alarmit të madh, koronavirusi nuk është më i dëmshëm se gripi, por thjeshtë një formë e re e tij, pak më agresiv.

'Koronavirusi nuk është më i dëmshëm se sa grip, por është një formë e re e tij që doli këtë vit dhe pak më agresiv se gripi. Koronavirusi nuk është më vdekjeprurës se sa SARSI apo MERS në Lindjen e Mesme, që morën gjithashtu shumë jetë. vetë gripi ka përqindje më të lartë vdekje se Koronavirusi. Duhet theksuar se 98 % me koronarvirus shërohen, mbijetojnë. Në Kinë kemi 2500 të vdekur dhe 23 mijë të shëruar, prandaj nuk ka vend për panik. Trajtimi është simptomatik çfarë shenjash ke ajo kurohet. Nuk ka një kurë të posaçme. Pra nuk ka një mjekim tipik por mjekim simptomatik, si temperaturën apo dhimbje që shfaq', tha Brataj.

Në lidhje me analizat që bëhen për koronavirusin, Brataj tha se ato janë plotësisht të sakta dhe se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar çdo emergjencë të mundshme. Ai bëri sërish thirrje që njerëzit dhe të tregojnë një higjienë të mirë në mënyrë që të parandalojnë sa më shumë përhapjen e tij dhe të vetizolohen nëse dyshojnë se janë infektuar.

'Analiza e kotonavirusit dhe mjete që kanë janë tipike për këtë virus dhe janë të sakta, është e pamundur që të bëhet analiza dhe të dali negative nëse e ke. Virusi do kohë të zhvillohet dhe për këtë arsye pacientët lihen në karantine për 14 ditë, koha që duhet virusit për tu shfaqur plotësisht. Në ditët e para mund të jesh bartës i koronavirusit dhe më pas fillon shkatërron qelizën. Ne i kemi të gjitha kapacitete si me mjete ashtu dhe gati karantinën, që do trajtohet si strukturë spitalore. Nuk ka rëndësi  se në cilin qytet ndodhet karantina, ajo mund të bëhet edhe brenda një strukturë spitalore pa rrezikuar pacientët e tjerë. Në lidhje me kapacitetet e saj, ka disa struktura që janë gati për çdo rast', tha Brataj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjer ne!: 25/02/2020 01:16

    23.000 te sheruar dhe 2.500 te vdekur do te thote vdekshmeri mbi 10%, jo 2%, eshte matematike e thjeshte e klases se trete fillore. Keshtu qe o ja ka fut kot ky doktorri (nuk eshte ndonje cudi) ose e raportoni gabim ju! E dyta, gripi normal vertet shkakton mijera vdekje cdo vit, por numri i te prekurve eshte disa qindra mijera dhe mbi te gjitha ka vaksine. Prandaj edhe nuk alarmon njeri, nderkohe qe Koronavirusi vetem sot qe po flasim ka shkaktuar mbi 1 mije miliarde euro humbje ne bursat e gjithe botes! Quaje 'grip'!! Rrezikshmeria pra eshte super e larte dhe paniku nuk luftohet me rrena, aq me pak bajate si keto!

    Përgjigju
    • Mjer ne!: 25/02/2020 13:18

      Mos komentojme kot shifrat e ketij, se ky nuk mbush. Po te sjell ato te OBSH-se. Nga 100 te semure 80 sherohen vete, 15 semuren rende por nuk vdesin (per keta ama duhen aparatura dhe trajtim mjekesor special) dhe 5 vdesin. Rrezikshmeria eshte aq e larte sa ka detyruar te pakten dy nga shtetet me te perparuara ne bote, Kinen, ku lindi virusi dhe Italine, ku ka shperthyer se fundmi, te marrin masa super drastike si izolimi i rajoneve (ne Kine) apo zonave te tera (ne Itali). Mjaftojne keto te dhena per ta quajtuar gomarllek dhe maskarallek ne kurriz te opinionin publik cdo lloj krahasimi te koronavirusit me gripin/virozen e sezonit. Nuk luftohet paniku me dizinformacion, dhe rasti i ketij artikulli me duket fatkeqesisht i tille.

    • Akili: 25/02/2020 08:33

      Po nuk behet llogaria te vdekur/te sheruar. 2% eshte raporti i te vdekurve mbi te prekurit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024