Nuk ka zgjerim për 5 vite, Juncker
heq postin e Stefan Fule-s në KE

Nuk ka zgjerim për 5 vite, Juncker<br />heq postin e Stefan Fule-s në KE
Komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fule pritet t’i mbarojë mandati dhe në Komisionin Europian do të ketë ndryshime rrënjësore pas zgjedhjeve europiane. Në korridoret e Bruskelit flitet se për 5 vitet e ardhshme kolltuku i Stefan Fyle do të jetë bosh.

Deutche Welle kohë më parë, pasi në krye të KE-së erdhi Jean Claude Juncker, shkruante se për 5 vite BE nuk do të hapë derën për asnjë vend aspirant.

Duke u mbështetur dhe në deklaratat e kryetarit të ri të Komisionit Europian, që analistët thonë se është paralajmërim për mundësinë që në të ardhmen në përbërjen e të ashtuquajturit “Komisioni i Juncker-it” të mos ketë vend për euro-komisioner për zgjerim.
 
Sipas analistëve niveli teknik i bisedimeve mes BE-së dhe vendeve që duan anëtarësimin do të zhvillohet nga Drejtoria në Komisionin Europian.

Ndërkohë në bisedimet e deritanishme mes vendeve anëtare, janë sqaruar disa kritere të mundshme për atë pritet të jetë shefi i ri i zgjerimit, nëse do të ketë.

Planifikohet që në këtë post të jetë një grua, madje me orientim te majte, e ku përmenden emrat e çekes Vera Jaurova, italianes Federika Mogerini, madje edhe emri i sllovenes Tanja Fajon.Gjithsesi ende nuk dihet se çfarë ka ne mendje kreu i Komisionit Europian, si dhe sat ë drejtë do ti japin liderët e BE Jean Claude Juncker-it.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni