‘Nuk ka zhvillim pa krim’, Partia e Lirisë reagon pas deklaratës së ministrit të Brendshëm

‘Nuk ka zhvillim pa krim’, Partia e Lirisë reagon pas deklaratës së ministrit të Brendshëm

Bledi Çuçi, Tedi Blushi

“Vrasje do të ketë gjithmonë. Nuk ka zhvillim pa krim.” Kështu dëgjohet duke thënë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në videon që postoi sot në Facebook Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Krahas videos, Tedi Blushi shkroi se në ndonjë vend të zhvilluar të botës, ministri i Brendshëm do të ishte shkarkuar për këtë deklaratë, teksa akuzoi Edi Ramën se ka “krimin” si ofertën e vetme për të zhvilluar Shipërinë.

“Krimi është oferta e vetme e Edi Ramës për zhvillimin e Shqipërisë. Vetë Ministri i Brendshëm, publikisht dhe paturpësisht pohon se: "Nuk ka zhvillim pa krimin" dhe në këtë rast autori dihet çfarë ka dashur të thotë. Këtu e ka dhe burimin shkelja e ligjit, kapja për fyti e shtetit dhe e drejtësisë, mungesa e rendit publik dhe rritja e pasigurisë së jetës, vjedhjet dhe abuzimet me taksat e shqiptarëve. Një Ministër i Brendshëm, në çdo vend të Europës do të ishte shkarkuar në sekondë nga detyra, në rast se do të bënte një pohim të tillë kaq tronditës për opinionin dhe po aq frymëzues për krimin. Por në Shqipëri kjo nuk ndodh sepse krimi e ka sot kumbarin e tij në krye të Qeverisë. Është kjo është arsyeja pse 10 vite në pushtet Edi Rama e kanabizoi Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve me parrullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, e ktheu Tiranën në “lavatriçe” të pastrimit të parave të pista me kullat shumëkatëshe, përdori bandat për vjedhjen e votave, "gradoi" trafikantët me mandat deputeti, i emëroi kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë, kriminalizoi Policinë e Shtetit dhe dekonspiroi aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve. Çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet. Ndaj shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Rama është sot prioriteti ynë kryesor!”, u shpreh Blushi.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 09/09/2022 14:59

    Ky ministri me ngjason me nje debil te lindur si dhe kryetari i spak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim