'Konsumova kokainë por s'ishte e imja'/Zbardhet dëshmia e Stresit në Polici

Pasi i është komunikuar arresti, Arkimend Lushaj ka mohuar se ai posedonte kokainë në momentin kur u ndalua nga Policia. “Stresi” në dëshminë që ka thënë në Polici është shprehur se ka konsumuar lëndë narkotike, por kokainën nuk e kishte ai. 

Unë konsumoj lëndë narkotike, por me kokainën s’kam lidhje. Në lokal nuk isha vetë unë. Jam përdorues I lëndëve narkotike, por nuk e zotëroja unë. E kishin blerë disa miq vetëm par ta pirë, por nuk merremi unë dhe shoku im me shitje. Kërkoj të më lironi”. 

Dëshmia e Arkimed Lushajt, para oficerëve të Policisë Tiranë

Edhe miku i Stresit që gjithashtu është arrestuar, Kujtim Pershpalaj, ka mohuar akuzat në Polici. Arkimend Lushaj bashkë me disa miq të tij janë arrestuar pasi në një lokal bastes në rrugën “Ali pashë Gucia” janë kapur duke konsumuar kokainë.

Kanë qenë forcat “Shqiponja” të cilat kanë arrestuar Stresin dhe shokun e tij në kushtet e flagrancës. Policia ka sekuestruar edhe një qese ku brenda kishte kokainë, një pjatë porcelain dhe dy karta karbunranti, në tavolinën ku ishte Stresi dhe miqtë e tij.

Forcat “Shqiponja” i kanë kontrolluar edhe banesën Arkimend Lushajt, por nuk i kanë gjetur lëndë narkotike. Uniformat Blu e akuzojnë Stresin dhe Kujtim Pershpalaj për 3 akuza, prodhim dhe shitje narkotikësh, në formën e mbajtjejes”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 14/04/2018 15:39

    Vetem ne shqiperi ndodhin keto arestohen perdorusit e trafikantet bredhin te lir bravo pordhicia ,sa te mbaruar shtet kot , arestoni ata qe duhet jo ata qe e pin, per perdorusit hapni wendra rehabilitimi si ne gjith boten , po shqiperi hesapi

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 14/04/2018 14:47

    A do ja hedhesh kesaj radhe o shpellar qe bie ere bagetish prej 2 ore larg.

    Përgjigju
  • bonu: 14/04/2018 13:37

    Burr mos genje thuaj te verteten? Po ky nuk i iken tradites tropojane spiuna,servile,karrierita,jo gjith.

    Përgjigju
  • alice: 14/04/2018 11:36

    Sa djem te rinje jane futur ne burg me vite te tera vetem per nje gr hashash nga shoket e miqte e babait tend dhe ati shpirteror i juaji LLalla .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim