Nuk kanë marrë shtëpitë pas 13 vitesh, 24 familje nga Kruja protestë para gjykatës: Apartamentet janë shitur dy herë

24 familje në Krujë kanë protestuar sërish para Gjykatës Administrative, duke kërkuar pronësinë e apartamenteve që kanë blerë 13 vite më parë në një pallat 15 katësh. Ata shprehen se pronat janë shitur nga dy herë, por edhe pse kanë vite që kërkojnë drejtësi, ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“Të bësh gjithë këto pastrim parash, notarja duhet të hiqet automatikisht jo të vish në shkallën administrative. Është krim. Këto ndihmojnë krimin. Jo vetëm krim ekonomik, por krim në vazhdim. Këto njerëz kujtojnë se ne jemi sy mbyllur. Ne nuk e lëmë dot noterin. Noteria na ka prishur jetën. Na ka shkatërruar ekonominë. Na është përdorur djersa e ballit. Kam 13 vjet që akoma nuk gëzoj shtëpinë time. Të gjithë kanë ëndrra. Ëndrra ime më e madhe është të shkoj në shtëpinë time. Ku është e keqja që erdha dhe dhashë lekët në Shqipëri. Rrash viktime e këtij personi. Ishte fati, por shteti ku është?”, tha një banore.

Ata hedhin akuza kundrejt pronarëve të pallatit, noterëve dhe antarëve të sistemit të drejtësisë.

“Noteria është për burg. Noteria të punoje dhe ne të sillemi dyerve të gjykatës. I drejtohem shtetit se Florian Boriçi pushon çështjet për Nikollin Lleshin dhe noteren Ajtena Zela”, tha një tejtër.

“Ja kam paguar 420 milion lekë. Kam marrë dyqanin 1 mijë metra. Jam në dorë të kryeministrit dhe Zotit. Qejf nuk kam, por kush hynë në katin e parë tek prona ime ta mbaje mend mirë”, tha një tjetër.

Banorët thanë se kanë paguar këstet e para në vitin 2010 kur nisi ndërtimi i objektit, por më pas ndërtuesi Arben Kupi e ka shitur objektin tek biznesmeni Nikollin Lleshi. Sipas banorëve, Lleshi nuk u ka njohur kontratat që ata kanë firmos me Kupin, duke kryer shitjen e dyfishtë të apartamenteve. Banorët prej vitesh janë në konflikt jo vetëm me pronarin por dhe me zyrtarët e Kadastrës, pasi akuzojnë se pallati është legalizuar padrejtësisht nga Kadastra e Krujës, e cila më pas e ka zhbërë legalizimin. Për këtë çështje është shkarkuar më herët edhe ish-drejtori i ASHK Krujë, Luan Minja, por banorët ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve