Shoferi i Lamborghinit, i cili para pak ditësh u gjobit në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, është ndaluar sërish nga policia në Borsh, Vlorë.

Siç shihet edhe nga fotot, shqiptari nga Kosova, emigrant në Zvicër është ndaluar nga policia shqiptare, për thyerje të rregullave të Kodit Rrugor.

Kujtojmë se Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira në Zvicër, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri, ku emigranti nga Kosova u gjobit për tejkalim shpejtësie.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë gjobë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

Makina luksoze e ndaluar nga policia