Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike as për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë
Basha shprehet shkruan në Facebook, se pas 8 vitesh dështime të Ramës, kostoja e jetesës është rritur dhe ka ardhur koha për ndryshim.
Ai premton se me ardhjen në pushtet të demokratëve do të vijë një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.
“Njëherë nuk kisha mundësi të blija librat e shkollës, i kërkuam i gjetëm diku në një vend tjetër dhe ja bleva. Të gjithë të tjerët i kishin blerë ndërsa ne jo. Blejmë shumë herë me listë dhe i paguajmë çdo fund muaji” – tha banori.