‘Nuk largohem kurrë nga Shqipëria’ Njihuni me blogeren turke që nuk i ndahet vendit tonë, ja çfarë e solli këtu

Burxhu Sahinoglu është vajza turke që rrëfeu më tepër për jetën e saj në emisionin “Rreze Dielli’. Ajo prej më shumë se 6 vitesh ka zgjedhur Shqipërinë si vendin ku dëshiron të jetojë, dhe për këtë shprehet shumë e lumtur.  Ndërsa na tregon më tepër për vendimin e saj për të qëndruar këtu:

Mami im është me origjinë nga Korça, Kolonja por ka lindur në Stamboll. Ndërsa babi është turk. Unë kam një vëlla dhe ne jetojmë bashkë këtu në Shqipëri. Më pëlqen shumë Shqipëria, kam ardhur para 6 vitesh këtu. Më pëlqen më shumë Tirana sepse qyteti është shumë i vogël, ndërsa Stambolli është shumë I madh dhe mbushet shumë me njerëz. Njerëit atje janë shumë te stresuar, ndërsa këtu janë më rehat, janë në kafe dhe është më qejf" tha Burxhu.

Ajo tregoi më tepër për ushqimet e saj të preferuara në Shqipëri, si specat me ajkë dhe byreku. Pavarësisht se ka vizituar pothuajse të gjitha qytet e Shqipërisë, thotë se zemrën ia ka rrëmbyer Vlora.

Më pëlqen Vlora sepse deti është shumë i bukur dhe shumë i pastër dhe unë jam njeri veror.

Ndër të tjera, Burxhu është edhe në blogere e veçantë, e cila pasionin e saj për kafenë, për të mësuar më tepër për shijet e ndryshme të saj e ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në tiranë ka shumë kafe kulturë, dhe këtu kafeja ka bazë ekspresin, s’ka metodë tjerë por kjo është një metodë shumë e mirë. Unë e pëlqej shumë, pijë gjithmonë makiato. Në Stamboll nuk e kam provuar kurrë makiaton, këtu është shumë e mirë” tha ajo.

Ndërsa e vendosur tha se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria, të paktën për një kohë shumë të gjatë. 

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adela: 04/10/2022 14:03

    pune te veshtire kane dhe keto, komplet useless per cdo gje. nxjerrin ca foto e aq. i rrofte e na rrofte shkolla, certifikimet e masterat qe bejme ne dhe shume te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen