Nuk lëshonte kupon tatimor, mbyllet për herë të dytë 'Loli Pop' në Tiranë

TIRANE- Anti informaliteti mbyll për herë të dytë një Lolipop, një nga klubet më të frekuentuara në Tiranë, për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor. Pas verifikimeve të kryera inspektorët tatimorë kanë konstatuar se ky klub fshihte fitimet duke kryer evazion fiskal.

Për këtë arsye “Loli Pop” është gjobitur dhe i është bllokuar aktivitetit deri në momentin e shlyerjes së detyrimit.

Ai u mbyll edhe në muajin Tetor, për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor, dhe mbante të punësuar dy persona të pasiguruar. Sipas kodit penal nëse ky biznes do të konstatohet me shkelje, mund të dërgohet në ndjekje penale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja