Nuk mbajtën maskën, gjobiten 356 qytetarë në 24 orë në të gjithë vendin! 7 shoqërohen në Komisariat, refuzuan që t'i jepnin policisë kartën e identitetit

TIRANË- 356 qytetarë janë kapur në rrugët e Shqipërisë  që nuk kanë mbajtur maskën, e cila është një detyrim, e për pasojë janë ndëshkuar. Ato janë gjobitur me gjobë në shifrën e 3 mijë lekëve, për shkelje të këtij rregulli, ku në rast të përsëritjes do të gjobiten me 5 mijë lekë.

Kjo gjobë do u vijë në faturën e dritave. Ndërkohë, edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë munguar qytetarët të cilët kanë refuzuar që t'i japin gjeneralitetet policisë. Nisur nga kjo, ato janë shoqëruar në Komisariat dhe më pas janë lënë të lirë.

Sipas Policisë, qytetarët sot ishin më të ndërgjegjshëm për vendosjen e maskës pasi shumica e tyre kishin respektuar vendimin e detyrueshëm.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse.Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Edhe numri i qytetarëve që kanë tentuar t’i shmangen masës administrative duke mos i dhënë gjeneralitetet punonjësit të Policisë, kur janë konstatuar pa vendosur maskën, është ulur gjatë 24 orëve të fundit. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse  për parandalimin e  infektimit me COVID-19. Ndërkohë, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin dhe të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erit: 18/10/2020 20:28

    kryeministri te tv Klan i shkoi te gjitheve ne surrat pa maske, atehere....... ed rama ed surreli ed korrupsioni zhduku

    Përgjigju
  • Free: 18/10/2020 19:31

    Pae neper studio tv nuk mbahet maska apo kta jand imune.

    Përgjigju
  • Na habisët fare: 18/10/2020 19:30

    Jam kurioz të dij, sa nga ju që sot mbani maskë dhe jeni të bindur që kështu duhet, kishit imagjinuar ndonjëherë që do të dilnin e të bridhnin me maskë duke e bërë këtë normalitet të përditshëm? Tani filloni imagjinoni gjëra të paimagjinueshme dhe përgatituni sepse mund të kthehen në normalitet të përditshëm sa hap e mbyll sytë. Në emër të shëndetit publik, të mirës publike, të sigurisë kombëtare ndoshta nesër do ju duhet të dilni pa brekë se ndryshe do paguani gjobë ose burg. Nëse ju duket se po e ekzaxheroj ju siguroj që edhe mua mu dukte ekzaxherim nëse do më thonit përpara disa muajsh të dilja me maskë nga shtëpia. Përgatituni për të tjera detyrime të paimagjinueshme. Tung

    Përgjigju
    • Partia: 19/10/2020 06:03

      Enveri thoshte “ ne emer te popullit je i arrestuar” ky thote ne emer te shendetit public mos merr fryme. Sigurisht qe vaksina do behet e detyrueshme dhe duhet ta bejne te ghjithe qe te shpetojme te gjithe se po nuk e bere vaksinen ti do vdes une. Skllaveria po kthehet akoma edhe me hapur.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë