Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, policia ka ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjobë ka marrë edhe një lokal për thyerjen e masave anti-COVID. Lokali është gjobitur me 1.000.000 lekë pasi ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
"Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse", thotë policia.
5 qytetarë janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Më pas ata janë ndëshkuar me gjobë për mosmbajtjen e maskës dhe më pas janë lënë të lirë.
"Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë", shton policia.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10090
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa
13 Dhjetor 2024, 14:40
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 15:05
-
Gjoba deri në 100 mijë lekë, me shpejtësi deri në 120 km/h! Policia rrugore ndëshkon 589 shoferë në të gjithë vendin
9 Dhjetor 2024, 14:21
-
Mbi 12 mijë gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 9 mijë për qëndrim të gabuar! 25 arrestime, ndalime dhe procedime
9 Dhjetor 2024, 11:18
-
Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba
3 Dhjetor 2024, 08:54
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor 2024, 10:57
-
Shpejtësi tej normave dhe celular në timon! Rrugorja bën bilancin javor: Mbi 11 mijë gjoba! 27 arrestime dhe procedime penale
3 Nëntor 2024, 15:18
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, arrestohet polici në kërkim, 22 efektivë në hetim
28 Tetor 2024, 10:09
-
Pogradec, 20 hotele gjobiten me nga 2 milionë lek! Pronarët në protestë: Të anulohet Akti Normativ për impiantet e ujërave të zeza
22 Tetor 2024, 18:01
-
Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Rreth 23 mijë gjoba, arrestohen 39 drejtues mjetesh
20 Tetor 2024, 11:23
-
1961 gjoba në një javë, Rrugorja e Vlorës dhe Sarandës bëjnë bilancin: Arrestohen 3 shoferë! Procedohen penalisht 2 të tjerë
14 Tetor 2024, 15:42