Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madrid, pritet të nënshkruajë me Juventus, si një konsulent i drejtorit aktual të futbollit këtë tetor. Nëse lajmi është i vërtetë, karriera e Zidane do të merrte një drejtim tjetër.
Ai është shprehur se nuk do të trajnojë këtë sezon dhe, mesa duket, do ta mbajë premtimin. Zidane ka kaluar një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij te Juventus, megjithëse ishte te Real Madrid, ku ai shkëlqeu në nivelet e larta deri kur u tërhoq nga futbolli më 2006.
Zidane nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Zonjën e Vjetër dhe do të ishte dakord të pranonte një rol ndryshe nga ai që kishte në Madrid. Do të ishte një post pa shumë përgjegjësi, teksa Juventus pritet të mbajë Massimiliano Allegri-n, i cili ka bërë një punë të madhe gjatë viteve të fundit.