Nuk mbyllën lojërat e fatit, policia nis hetimet për tre pronarë lokalesh

Nuk mbyllën lojërat e fatit, policia nis hetimet për tre pronarë lokalesh

Foto ilustruese

Policia ka nisur hetimet për tre persona të cilët kanë vijuar ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Rastet janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec.

Ndaj shtetasve rëndojnë akuzat për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, ndërkohë që nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  një tavolinë pokeri, një sasi me chipsa, letra bixhozi, gjashtë tableta, dy njësi kompjuterike, një monitor dhe një printer të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 3 raste, konkretisht në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec.

Tre shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri, një sasi me chipsa, letra bixhozi, 6 tableta, 2 njësi kompjuterike, 1 monior dhe 1 printer të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Lushnje u procedua penalisht shtetasi L.H, 23 vjeç, banues në Lushnje, pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 njësi kompjuterike.

Në Mallakastër u procedua penalisht shtetasi N.H, 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Pogradec u procedua penalisht, shtetasi L.T, 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale paisje që shërbejnë për llotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë