‘Nuk më dha çantën dhe e godita dy herë me thikë’, adoleshenti shqiptar rrëfen plagosjen e 18 vjeçarit grek

‘Nuk më dha çantën dhe e godita dy herë me thikë’, adoleshenti shqiptar rrëfen plagosjen e 18 vjeçarit grek

18 vjeçari grek i plagosur

Rrëfimi i 17 vjeçarit shqiptar në Greqi, autorit të plagosjes me thikë të 18 vjeçarit grek të hënën, ka shkaktuar tronditje në opinionin e gjerë publik. Adoleshenti ka treguar se kur kishte tentuar t’i merrte çantën 18 vjeçarit grek, ai e kishte shtyrë dhe për këtë kishte reaguar duke e goditur me thikë.

 “I kapa çantën, por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, tha 17-vjeçari.

Gjatë arrestimit të tij, shqiptari është kapur në tentativë për të fshehur gjurmët e tij duke futur në lavatriçe rrobat me njollat e gjakut të të riut grek.

Më tej ai rrëfen sesi së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë vendosur të grabisin njerëzit që shihnin në rrugët e qytetit të Athinës pranë Akropolit.

“Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t'u merrnim celularët. Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam, mora njërën dhe nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin. I kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, shtoi ai në dëshminë e tij.

Nga ana tjetër, i plagosuri grek, tashmë është në gjendje më të stabilizuar pas goditjeve me thikë të pësuara. Pas arrestimit të 17 vjeçarit shqiptar, ka qenë nëna e tij ajo që ka dorëzuar në polici rrobat e përgjakura që ky i fundit kishte tentuar t’i fuste në lavatriçe për t’i larë në momentin që është arrestuar nga policia.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi