"Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq"  

Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit të BE në vendin tonë Silvio Gonzato. I pranishëm në Vlorë në aktivitetin “Garancia rinore”, Me dhe për të rinjtë, ambasadori i BE u shpreh shkurt dhe i prerë, por me një mesazh kuptimplotë pas sulmeve të përsëritura kundër tyre, ditët e fundit, nga ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Reagimi vjen një ditë pasi ambasada amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit europian, si dhe ambasada britanike i dolën në krah Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e drejtuesit të saj Altin Dumani.

Gonzato ndodhej sot në ambjentet e shkollës profesionale, industriale” Pavarësia” në Vlorë.

Meta një ditë më parë foli me gjuhë fyese ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani duke e etiketuar si 'palaço'.

Kreu i Partisë së Lirisë, lëshoi dhe një lum akuzash ndaj Dumanit në konferencën me gazetarët se po vret pluralizmin, në shërbim të kryeministrit Rama.

Lajmi ne perditesim...